E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ullishtat”, qeveria bën gati koncesionin e parë



Ministria e Bujqësisë jep koncesionin e parë për ullishtat, duke startuar kështu nismën e kryeministrit Berisha për mbjelljen e 20 milionë rrënjë ullinjve në vendin tonë. Në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka dhënë detaje të kontratës me kompaninë “Agrotal”, e cila do të marrë me koncesion për një periudhë 35-vjeçare një mijë hektarë afër Kavajës. Kontrata parashikon që ullishta në këtë zonë të ngrihet brenda 7 vitesh dhe prej saj të prodhohen 10 tonë ullinj për hektarë. Ministri Gjana ka deklaruar se ende nuk ka një studim të plotë për nismën e kryeministrit Berisha për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj brenda 4 viteve të ardhshme, pasi studimet ekzistuese janë pjesore. Por, sipas tij, mbjellja e ullinjve do të jetë këtë vit një ndër prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë.

17 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›