E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit kundër ligjit të ri të tatimeve

Ndërtuesit janë pozicionuar kundër ligjit të ri "Për procedurat tatimore".

Në një deklaratë për mediat, Shoqata e Ndërtuesve ka theksuar se ky projektligj cenon në mënyrë të qartë parimin e vetëdeklarimit, duke paragjykuar bizneset dhe duke i dhënë fuqi të mëdha administratës tatimore. Behët fjalë për nenin 71 të projektligjit, ku jepen rastet kur përdoren metodat alternative për përcaktimin e detyrimeve tatimore. "Ne shprehim bindjen se administratës tatimore i janë krijuar hapësira të gjera dhe të tepërta për përdorimin e metodave alternative, gjë që do të krijojë premisa shumë të përshtatshme për kontrollorë të pandërgjegjshëm për të vepruar në mënyrë arbitrare dhe korruptive", kanë deklaruar ndërtuesit. Një tjetër pikë e kundërshtuar nga ndërtuesit është edhe ajo 5 e nenit 107 të projektligjit, e cila kërkon, përveç parapagimit, detyrimit tatimor të ankimuar, edhe parapagimin e 15 për qind të shumës së gjobave e të interesave, përpara se të depozitojë kërkesë-padinë për shqyrtim gjyqësor, duhet hequr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›