E Shtunë, 31 Tetor 2026

What’s Up organizon "Paint Ball Fest"

Kompania celulare AMC do të organizojë sot një turne loje me rastin e festës së 1 Majit.

Sot në sheshin "Nënë Tereza", nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të ketë hapësirë vetëm për argëtimin e të rinjve nëpërmjet aktiviteteve të shumta të organizuara nga "What's Up?!" dhe AMC. Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një turne i lojës "Paint Ball" i mundësuar nga "What's Up?!", ku do të marrin pjesë skuadra me nga 5 lojtarë secila. Skuadrat do të "luftojnë" me njëra-tjetrën deri në mbetjen e një skuadre të vetme, e cila do të fitojë çmimin "What's Up?!". Por "Paint Ball" nuk do të jetë i vetmi element argëtues i paradites së 1 Majit. Nga "What's Up?!" është menduar edhe për lojëra të tjera, si basketboll, skateboard dhe lojërat elektronike, që do të jenë të mundshme për të gjithë deri në fund të këtij aktiviteti. Një hapësirë e sheshit do t'i lihet studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura, që do të performojnë dy komedi të Çajupit, "Pas vdekjes" dhe "14 vjeç dhëndër". Një kënd i veçantë është menduar për ata që kanë dëshirë ta zbukurojnë trupin me ngjyra dhe vizatime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›