E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona pëson aksident trafiku

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 14:01

Diego Armando Maradona është dërguar në spital së bashku me të dashurën Veronica Ojeda, pas një aksidenti trafiku. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat argjentinase, të cilat konfirmuar lëndimet e lehta që pësuan dy të lartpërmendurit.

Aksidenti ka ndodhur në lokalitetin Ezeiza, disa kilometra larg kryeqytetit, jo larg shtëpisë së tij. Në fakt, vetura në të cilën gjendej Diego së bashku me të dashurën është përballur me një autobus. “Të dy janë mirë, vetëm jemi duke i kontrolluar dhe jemi duke i mbikëqyrur”, deklaroi përgjegjësi i spitalit ‘Hospital de Ezeiza’, Oscar Sico.

Në një intervistë të dhënë të dielën, vetë ish futbollisti argjentinas kishte nënvizuar se në këtë periudhë është postuar vazhdimisht ndërmjet Ezeizas dhe një klinike në Buenos Aires, ku gjendet e shtruar nëna e tij e moshuar. Për fat të mirë, legjenda e futbollit botëror nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë e as nuk është në rrezik për jetën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›