Sadik, gati për Ligën e Kampionëve
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 14:00
Berat Sadik po bëhet gati për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Ekipi i tij Helsinki, të mërkurën do të përballet me ekipin Bangor City në rrethin e dytë kualifikues për fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Evropë.
“Ne e respektojmë kundërshtarin, por kemi aftësi të përballemi me të. Po kalojmë në një moment të mirë dhe rezultati ndoshta do të arrijë edhe në këtë fushë. Kjo është një ndeshje që e kemi pritur gjatë gjithë pranverës dhe në fillim të verës. Do të koncentrohemi në këtë lojë dhe shpresoj të dalim mirë”, tha sulmuesi shqiptar për ueb faqen iltalehti.fi.