E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Sopoti-Dajti, në polici tre mjekë të dehur

Tre mjekë të spitalit të Librazhdit janë shoqëruar në komisiariatin e policisë, pasi ishin në gjendje të dehur, duke u përfshirë në incidente të ndryshme në stadium, gjatë ndeshjes Sopoti-Dajti. Sipas policisë lokale, mësohet se të shoqëruarit jane Avni Koçi reanimator, Kujtim Albrahimi, gjinekolog, dhe Avni Mata, kirurg. Situata ka irrituar banorët e qytetit, që kanë të sëmurët e tyre në spital dhe kërkuan zëvendësimin e mjekëve. Për këtë, ata kanë protestuar edhe përpara komisariatit të policisë. Në këtë mënyrë, ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke zëvendësuar tre kirurgët e shoqëruar në komisariat me 3 mjekë të tjerë. Ndërkohë, pas shoqërimit të mjekëve në komisariat, policia ka njoftuar edhe Institutin e Shëndetit Publik për incidentin e ndodhur. Deri në orët e vona të ditës së djeshme, tre mjekët e dehur ndodheshin në mjediset e komisariatit të policisë, në pritje të lirimit, pas kryerjes së veprimeve procedurale. Ndërkohë, me fitoren 9-1 me Bilisht Sport, Bylis është skuadra e parë që ngjitet në Kategorinë Superiore. Me goleadë fiton edhe Apolonia, që shkatërron 11-0 Tepelenën dhe bën një hap të rëndësishëm drejt elitës së futbollit në vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›