Zyrtare, Hasi dhe Anderleht arrijnë marrëveshjen parimore
Besnik Hasi mund të quhet zyrtarisht ndihmëstrajneri i Anderlehtit për sezonin e ardhshëm. Klubi i Brukselit dhe mesfushori kosovar kanë arritur marrëveshjen parimore për këtë emërim. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të klubit belg, të cilat kanë saktësuar se kontrata do të firmoset vetëm në fund të sezonit. "RSC Anderleht dhe Besnik Hasi kanë arritur marrëveshjen parimore rreth emërimit të këtij të fundit në postin e zv/trajnerit të skuadrës", citohej në faqen zyrtare të klubit. "Kontrata ndërmjet palëve do të firmoset vetëm në fund të sezonit aktual. Kjo, pasi Besnik Hasi është ende futbollist aktiv dhe ai mbron ngjyrat e Sërkëll Bryzh". Megjithatë, zyra e shtypit e klubit mbretëror ka saktësuar se Hasi është një njohje e vjetër e skuadrës: "Ai nuk është i panjohur në ‘Park Astrid‘. Në fakt, mesfushori ka luajtur nga viti 2000 deri më 2006-ën në stadiumin ‘Konstant Vanden Stok‘, duke grumbulluar më shumë se 100 prezenca me skuadrën. Ndër të tjera, Hasi ka fituar edhe dy herë titullin kampion i Belgjikës me Anderlehtin: fillimisht në sezonin 2000/‘01 dhe më pas në edicionin 2003/‘04".
Vetëm pak orë më parë, ish-lojtari i Kombëtares ishte deklaruar optimist rreth detyrës së tij të re. "Janë dy javët e mia të fundit si futbollist, kishte thënë 36-vjeçari. Kam mundësinë që të jem asistent i trajnerit të Anderlehtit, por për momentin duhet të bisedoj edhe më drejtuesit e Sërkëll Bryzh, pasi më duhet të prish kontratën që kam me këtë klub. Kur u largova nga Anderlehti dy vjet më parë, të gjithë më thoshin se do të rikthehesha, por asnjëherë nuk e mendoja që kjo të ndodhte kaq shpejt". Tashmë Hasi do të vijë në Shqipëri, ku do të ndjekë kursin për të marrë "diplomën" e trajnerit, me të cilën do të mund të vazhdojë karrierën e re në botën e futbollit. Ai do të ndjekë kurset e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilat do t‘i lejojnë të bëhet krahu i djathtë i trajnerit të Anderlehtit. Dyshimi i vetëm është nëse në krye të stolit do të jetë tekniku aktual Jakobs, apo holandezi Van Gal, me të cilin drejtuesit e Anderlehtit kanë filluar bisedimet për t‘i besuar ekipin.