E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja e pare e Sudanit Jugor

Sudani Jugor, shteti më i ri në botë, e festoi përvjetorin e parë të pavarësisë duke luajtur një ndeshje inauguruese ndërkombëtare kundër Ugandës, në kryeqytetin Juba. Ky vend fitoi pavarësinë nga veriu më 9 korrik të vitit 2011.

Miqësorja kundër kampionëve në fuqi të KEKAFA Cup erdhi vetëm dy muaj pasi FIFA e pranoi Federatën e Sudanit Jugor si anëtare në familjen e futbollit botëror.

Sudani i Jugut ka përjetuar një vit mjaft të vështirë që prej shpalljes së pavarësisë, ku nuk kanë munguar konfiktet e brendshme dhe të jashtme, masakrat ndër-fisnore, përleshjet kufitare dhe korrupsioni.

Shtati m i ri u krijua falë një marrëveshjeje paqeje e cila i dha fund luftës që zgjaste disa dekada, duke shkaktuar rreth 2 milionë të vdekur dhe mijëra të zhvendosur. Por, të gjitha këto kujtime të hidhura janë lënë mënjanë, pasi në fushën më të madhe të futbollit në Juba, të gjithë ishin të përqendruar te futbolli.

Tifozët e të dyja skuadrave kanë brohoritur heronjtë e tyre, ndërsa pak minuta pas startit, Uganda hapi serinë e golave. Sudani Jugor arriti të barazonte, duke regjistruar golin e parë në arenën ndërkombëtare.

Sfida u mbyll nën dritën e prozhektorëve, ndërsa ekipet arritën të shënonin edhe një herë, me lojën që përfundoi në barazim 2-2. Në përfundim të ndeshjes debutuese, ku arritën një rezultat pozitiv, trajneri serb i Sudanit Jugor, Zoran Gjorgjeviç theksoi se lojtarët bën që i gjithë kombi të ndihej krenar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›