PSG, 60 milionë euro për Ibrahimoviçin dhe Silvan

Paris Saint-Germain nuk heq dorë nga përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Milanit, Thiago Silva. Për më tepër, klubi francez ka shprehur interesim edhe për sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze L’Equipe, PSG është i gatshëm të paguajë deri në 60 milionë euro për Ibrahimoviçin dhe Silvan. PSG është duke shpenzuar gjatë kësaj vere në krijimin e një skuadre të fuqishme për të rrëmbyer titullin e kampionit në Ligue 1.
Ibrahimoviç dhe Silva kanë qenë protagonistët kryesor të Milanit gjatë këtij afati kalimtar të verës.