E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sedorf stervitja e pare

Mesfushori holandez, Klarens Sedorf ka zhvilluar stërvitjen e parë me klubin e kampionatit elitar në Brazil, Botafogo, të cilit iu bashkua zyrtarisht një javë më parë.

36-vjeçari u prit si hero nga tifozët dhe nga zyrtarët në Rio de Zhaneiro, pasi firmosi kontratë 2-vjeçare me klubin. Sedorf, që në karrierën e shkëlqyer ka mbrojtur ngjyrat e Ajaksit, Realit të Madridit, Interit dhe Milanit, zhvilloi disa vrapime të lehta përkrah blerjes tjetër të re të skuadrës, Rafael Markez.

Trajneri i Botafogos, Osvaldo de Oliveira bëri të ditur se klubi duhet të zgjidhë fillimisht çështjet ligjore dhe më pas do të përcaktohet data se kur Sedorf do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e parë.

Drejtuesi i stolit bëri të ditur se vonesa në aktivizim lidhet me faktin se “Sedorf është i huaj”, megjithatë ai shprehu besim se kjo kohë do ti shërbejë mesfushorit për tu përshtatur sa më mirë me skuadrën e re.

Klarens Sedorf zgjodhi aventurën në kampionatin brazilian, pas përfundimit të kontratës me Milanin në Serinë A, ndërsa ai cilësohet si një prej elementëve që mund ta rikthejë Botafogon te titulli kampion, për herë të parë që prej vitit 1995.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›