Rilindja e Serena Uilliams

Serena Uilliams konfirmoi se ajo është e mbijetuara e fundit në botën e sportit, pasi u rikthye në majat e tenisit botëror duke fituar kurorën e pestë në “Uimbëlldon”.
Triumfi erdhi 17 muaj pas një mpiksje të gjakut në mëshkri, që i kërcënoi jetën amerikanes, megjithatë Uilliams rigjeti formën më të mirë fizike, por mbi të gjitha forcat psikologjike për të kaluar problemin dhe mposhti në tre sete në finale Agneshka Radvanskan.
30-vjeçarja i tregoi botës se është ende një prej tenisteve më të mira në qarkullim dhe fitoi trofeun e 14 në karrierë në “grand slam”. Festa e shtrirë në fushë me më pas duke u takuar me të afërmit në tribunë ishte e kuptueshme, pasi gjatë dy viteve të fundit Uilliams kishte përjetuar sëmundjen, operacionin dhe shumë dëmtime.
Por, ajo nuk humbi kohë dhe menjëherë pas triumfit u kthye në fushë në Kaliforninë veriore për turneun “Stanford Classic”. Vera është mjaft e ngarkuar për tesniten, që do të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
“Ishte një proces i vështirë, por asnjëherë nuk hoqa dorë. Pavarësisht disa rezultateve zhgënjyese e dija që vendi im është në fushat e tenisit dhe aty unë jap më të mirë. Tashmë synimi im është që të vazhdoj të paraqitem mirë deri në fund të sezonit, edhe pse ky vit është mjaft i ngarkuar, pasi në mes është olimpiada”.
Serena Uilliams do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në turneun për femra të olimpiadës, por do të luajë edhe në sfidat dyshe përkrah motrës së saj, Venus Uilliams.