E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketat e Londer 2012

Banorët e shqetësuar të një blloku apartamentesh në Londër kanë humbur betejën ligjore për të ndaluar vendosjen e raketave tokë ajër në lagjen ku jetojnë dhe në tarracën e pallatit të tyre gjatë Lojërave Olimpike.

Residentët i tremben faktit se vendosja e raketave në zonën ku ata jetojnë, rrezikon ti shndërrojë në objektiv të sulmeve gjatë Olimpiadës.

Megjtihatë, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë hodhi poshtë pretendimet e banorëve, duke deklaruar se sistemi I raketave është një pjesë e domosdoshme për të garantuar sigurinë nga sulme të mundshme terroriste gjatë Londër 2012. Ai nënvijëzoi se Ministria e Mbrojtjes kishte të drejtë që të vendoste raketat pranë impianteve sportive dhe arsyeja lidhet me sigurinë kombëtare.

Avokatët që përfaqësonin rezidentët në këtë çështje deklaruan për mediat se “ky vendim i Gjykatës i ka dhënë Ministrisë së Mbrojtjes fuqinë që të militarizojë çdo shtëpi në britani”, ndërsa theksuan se prej këtij vendimi ndoshta tani banorëve do tu duhet të shpërngulen në hotel deri në fund të Lojërave Olimpike.

Blloku I pallateve është një prej gjashtë pikave kyçe në kryeqytetin anglez ku janë vendosur raketa, si edhe sisteme me shpejtësi të lartë, që do të përdoren për tu mbrojtur nga sulme eventuale nga ajri gjatë Olimpiadës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›