PSG pas Tiago Silves edhe Ibrahimovic

Interesimi i Paris Seint Zhermen për Tiago Silvën mbetet telenovela e verës. Sipas gazetës franceze “L'Equipe”, klubi francez nuk i ka humbur shpresat për të afruar mbrojtësin brazilian.
Përkundrazi, duket se Leonardo dhe trajneri Ançeloti, kanë ndërmend të përfshijnë në negociata edhe Zlatan Ibrahimoviç. Një goditje e dyfishtë që mund të shkaktojë largimin e dy yjeve të tjerë nga Milani, por që në anën tjetër do të mbushtte arkat e klubit.
Në fakt, francezët janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për dy futbollistët, duke hapur një kapitull të ri të spekulimeve në aksin Paris-Milano.
Në ditën e parë të stërvitjes së Milanit në Milanelo, administratori Adriano Galiani nuk ia ka mbyllur derën largimeve apo blerjeve të mundshme. Gjatë viteve të fundit kuqezinjtë nuk janë shfaqur konkurrues në merkato dhe tashmë mbajtja e yjeve duket gjithmonë e më e vështirë, mbi të gjitha pas ofertave milionere të pronarëve arabë.
Këtë te PSG e kanë të qartë, e pas refuzimit fillestar për Tiago Silëvn, tashmë ata rrisin ofertën, duke synuar edhe sulmuesin suedez.
Në shifrën 60 milionë euro, vlerësimi për Ibrahimoviç është vetëm 18 milionë. Por, synimi i parizienëve është që të joshin Milanin, jo vetëm për të siguruar fonde të mjaftueshme për ti investuar më pas në merkato, por mbi të gjitha për tu liruar nga një rrogë e lartë si ajo e Ibrës.