Ndeshje e veçantë me Lazion
Valon Behrami të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re, Fiorentinën. Për mesfushorin kosovar ndeshja e parë pas rikthimit në Serie A do të jetë e një rëndësie të veçantë, pasi me Fiorentinën do të debutojë pikërisht në ‘Stadio Olimpico’ kundër ish skuadrës së tij Lazio, për të cilën pati luajtur për tri vite para se të transferohej në West Ham në vitin 2008.
“Kjo është një rastësi për mua, pasi me rikthimin tim në Serie A ndeshjen e parë do ta luaj në Lazio. Andaj do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, pasi debutimin me Viola do ta bëj ndaj ish skuadrës sime”, ka deklaruar Behrami i cili me ekipin nga Firence ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2014.
Duelin ndaj ish skuadrës së tij, reprezentuesi zviceran e vlerëson si një sfidë mjaft të vështirë për Fiorentinën.