Çesk Fabregas shfaq hapur simpatinë e tij për Milanin
Londër - Çesk Fabregas shfaq hapur simpatinë e tij për ekipin italian të Milanit. Mesfushori kampion Europe me Spanjën deklaron se Milani është skuadra që luan futbollin më argëtuaes në Itali.
“Milani është skuadra që luan futbollin më të bukur, -deklaron mesfushori spanjoll i Arsenalit për Gazzetta dello Sport. –Nëse do të shkoja në Itali, zgjedhja ime e parë do të ishte skuadra e Milanit. Interi, Juventusi dhe Roma, janë ekipe të forta, por nuk kanë organizimin e Milanit”.
Kohët e fundit përflitet për një largim të Fabregasit nga skuadra e “Topçinjve”, ku të interesuar për të janë shumë ekipe, midis të cilave edhe Milani në Itali.