Shembja e Piramides hap siparin e dekomunistizimit te vertete te shoqerise shqiptare

Ska asnje medyshje dhe luhatje se Piramida u ndertua nga diktatura komuniste per ta kthyer ate ne nje mauzole te diktatorit Enver Hoxha sikurse u ndertuan mauzolete e tiraneve orientale.
Si intelektual i persekutuar per nje kohe te gjate nga diktatura komuniste se bashku dhe me shume bashkevuajtes te mi po ndjekim me interes por njeheresh dhe me trishtim debatin cinik politik qe po shoqeron kete ceshtje pa kauze.
Pse e them kete Piramida e diktatorit Hoxha nuk mbart asnje vlere historike si ne kuptimin e vjetersise pra e kam fjalen per dimensionin e lashtesise po ashtu dhe ne ate te vlerave te nje sistemi kohe kur ajo u ndertua.
Sa per vlerat arkitekturore ose jo mendoj se nje argument i tille duhet konsideruar ne dritehijen e simbolit te frikshem qe perfaqesoi per shume shqiptare kjo godine ne kohen qe u ngrit dhe per brezat e rinj qe kane degjuar per fantazmat e frikshme qe ruan ajohellip
Brenda Piramides ishin vendosur monumenti i diktatorit me mizor te vendeve komuniste diktatorit i cili ktheu vendin e tij ne nje burg te madh ku brenda kishte me qindra burgje kampe me gjemba kulake e dhjetera vende te tjera te izolimit e persekutimit famekeq per qindra-mijera shqiptare.
Pra Piramida seshte asgje me shume sesa nje vend reliktesh me simbolet e njeriut me antikombetar qe ka nxjerre ky popull ne shekuj.
Makineria e intriges komuniste kishte parashikuar dhe marre te gjitha masat qe kete muze ta kthente ne nje mauzole ku te vendosej edhe trupi i diktatorit sepse diktaturat krijojne utopine e perjetesise. Kjo utopi u rrezua me turp sikurse historia e civilizimit modern i denoi te shemben te gjitha simbolet e saj dhe mitet qe disa nostalgjike vazhdojne ti mbajne te ngritur per tehellip
Por me teper shqetesues se debati shterpe qe eshte krijuar per te prishur ose jo Piramiden eshte qendrimi qe mban autoriteti zyrtar numer nje i Republikes sone Presidenti Bamir Topi.
Une mendoj se Presidenti duhet te ishte ne qender te procesit te katarsisit qe duhet te beje shoqeria por mbi te gjitha klasa jone politike per shkeputjen njehere e pergjithmone nga e kaluara.
Dhe ky pastrim kjo ndarje e qarte e persekutoreve dhe e te persekutuarve duhet te qartesohej ne raport me simbolet e diktatures. Por ju nuk mund ta beni kete zoti President sepse ju vazhdoni dhe u jepni simbole nderi dekorata e cmime persekutoreve tane mbeshtetesve te sistemit mizor te diktatures.
Zoti Topi si President i gjithe shqiptareve duhet te kuptosh se prishja e Piramides nuk duhet te kushtezohet nga ekuilibrat e interesave politike te momentit por vetem nga nje ideal shume me i larte ideali qe do te qendroje gjithmone ne pushtet ideali i nje Shqiperie te lire demokratike dhe evropiane.
Pra prishja e Piramides eshte nje akt i pergjegjshem moral shoqeror dhe vecanerisht kombetar zoti President qe nuk mund te ngaterrohet me qendrime te pakuptimta te paargumentuara te tipit shpenzime buxhetihellip luks per shqiptaret ndertimi i nje parlamenti te ri e fjale boshe pa kuptim si ketohellip
Ajo cka ne si te burgosur dhe te persekutuar politike na duket e vlefshme dhe si nje e drejte e mohuar historike eshte shkaterrimi i simboleve te draprit dhe te cekanit te piramidave me kupolat ne maje te ketyre simboleve qe kane ndjelle zi gjithmone per shqiptaret qe politikane si ju fatkeqesisht mbajne ende ne koke dhe i drejtojne ne rruget qe ata ecin
Zoti Topi ju dhe te gjithe nostalgjiket e diktatorit Shqiperia dhe shqiptaret nuk mund te rreshtohen te denje dhe te barabarte me vendet e BE-se me vendet ku demokracia lulezon prej shekujsh nese do te kete te gjalla simbolet e diktatures dhe mentalitetet nostalgjike per te. Dekomunistizimi i vertete duhet te filloje nga ne te gjallet me prishjen e piramidave mbi toke sepse ne nentoke jane me mijera shpirtra heronjsh qe kerkojne drejtesi shume prej tyre nuk u dihen as varret dhe per ta shoqeria jone duhet te ngreje mauzolete e vertete ne ndergjegje dhe ne realitet.
Per ne misionaret e lirise dhe te demokracise. rrezimi i Piramides rrezimi i dyte i bustit do te jete epilogu dinjitoz i nje historie te dhimbshme e te mundimshme te shkeputjes nga e kaluara e diktatures me te rende diktatures enveriane.
Autori kryetar i Shoqates se Intelektualeve te Persekutuar Musine Kokalari