Ardian Nuni kërkon strehim politik në Amerikë
20/03/2009 Gjyqtari që iu bë atentat prej tre javësh në SHBA, fillimisht për çështje pune
Reagimi i gjyqtarit: “Do kthehem sërish dhe s’kam kërkuar azil politik”
TIRANË- Gjyqtari Ardian Nuni, një nga anëtarët e Gjykatës më të Lartë në vend është larguar drejt shtetit amerikan menjëherë pasi iu bë atentat në fillim të shkurtit, teksa burime të besueshme konfirmojnë faktin se me të mbërritur në Amerikë, Nuni ka bërë kërkesë për strehim politik. Ai vetë reagoi dje duke thënë se do të kthehej. Tashmë është bërë e udhës. Prokurorë, gjyqtarë e avokatë, kur e ndiejnë veten të kërcënuar apo kur u bëhet ndonjë atentat marrin zgjidhje të shpejtë. Sipas burimeve, Ardian Nuni ka bërë kërkesë për strehim duke përmendur faktin se ndihet i kërcënuar. Ndërkohë që mësohet se ai ka kërkuar të mbrojë edhe familjen e tij duke e tërhequr pas miratimit të kërkesës në Amerikë. Ardian Nuni ka kërkuar mbrojtje diplomatike, pasi një muaj më parë ai mbeti i plagosur në afërsi të pallatit të tij. Pas njoftimit në rrugë diplomatike se Nuni ka kërkuar strehim politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjykata e Lartë ka filluar të veproj. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë të ditur se të gjitha dosjet, të cila me short kanë qenë në zyrën e gjyqtarit Ardian Nuni, janë hedhur përsëri dhe u janë shpërndarë gjyqtarëve të tjerë. Në këto kushte në Gjykatën e Lartë pas largimit të Nunit mbetet një vend vakant për t’u plotësuar. Por më parë do të bëhet shkarkimi i tij nga presidenti i vendit. Menjëherë pasi ka mësuar lajmin Ardian Nuni, ka reaguar. Në një kanal televiziv ai ka dhënë intervistë duke deklaruar se nuk ka kërkuar strehim politik, por së shpejti do të kthehet. Nuni është shprehur se vazhdon të ketë lidhje me kolegët e tij dhe se në prill ka bërë plan që të rikthehet përsëri në detyrë.
Atentati dhe hetimet
Pas atentatit që iu bë Nunit dhe ku mbeti i plagosur, policia deri tani nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët e mundshëm. Ai mbeti i plagosur me katër plumba, por për fat të mirë i shpëtoi vdekjes. Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka marrë në dorë çështjen, ka disa pista hetimi të hapura. Njëra pistë është ajo për shkak të detyrës së tij si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, pista tjetër është fakti që Ardian Nuni është pedagog në Fakultetin Juridik. Prokuroria nuk ka mbetur në vend. Sipas burimeve nga ky institucion, deri tani janë marrë në pyetje shumë persona. Gjatë kësaj kohe Prokuroria ka ripyetur fqinj të gjyqtarit, roje parkimi apo pallatesh pranë vendit ku ndodhi atentati, si dhe personat që e kanë transferuar Nunin drejt Spitalit Ushtarak, por ende nuk është zbuluar autori i atentatit. Ndërkohë që menjëherë pas aktit kanë reaguar kolegët e Ardian Nunit, duke kërkuar më shumë mbrojtje për vete dhe për familjarët e tyre.
Në Amerikë edhe Kalaja,
prokurori i “Hakmarrjes për Drejtësi”
Në vitin 1999, Alban Kalaja një nga prokurorët e çështjes shumë të përfolur dhe që tashmë i ka mbyllur hesapet me drejtësinë, u largua drejt Amerikës. Shkak i largimit të tij për në Amerikë kanë qenë pikërisht kanosjet dhe telefonatat anonime që herë pas here i bëheshin nga familjarët e të pandehurve. Alban Kalaja disa herë ishte shprehur se ndihej i kërcënuar për vet pozicionin që kishte. Madje edhe para gjykatës ai është shprehur se persona të panjohur po e kërcënonin nëpërmjet telefonatave të ndryshme. Alban Kalaja u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi më parë dha dorëheqjen nga çështja. Kjo dorëheqje kishte të njëjtin motivacion “heqje dorë nga hetimi i çështjes për shkak të kërcënimeve”. Përveç këtyre dy rasteve, është vënë re largimi i disa personave me influencë në gjykime të rëndësishme, menjëherë sapo kanë nisur apo drejt përfundimit të këtyre proceseve.