E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma ekonomike, 4200 familje përfitojnë ilegalisht

Statistikat Analiza e Shërbimit Social Shtetëror

Nga janari i vitit 2010 deri në qershor janë evidentuar 4200 familje që kanë përfituar në mënyrë abuzive nga skema e ndihmës ekonomike. Lajmin e ka konfirmuar dje drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço, në analizën 6-mujore të këtij sektori. Sipas kreut të SHSSH, rezulton se nga 79 mijë familje që përfitojnë nga ndihma ekonomike, 4200 prej tyre janë përfshirë në mënyrë abuzive në skemë. Në analizën e publikuar dje rezulton se 1500 familje kanë përfituar në kundërshti të plotë me vendimet e qeverisë dhe sipas ligjit në fuqi, abuzuesit mund të penalizohen deri me heqje lirie. Kjo sipas kreut të Shërbimit Social Shtetëror përbën shkelje flagrante të ligjit. Sipas inspektorëve 70 familje që përfituan abuzivisht brenda 6 muajve janë të kryepleqve të Dibrës, ndërsa 430 familje janë me banim në Kukës. Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar në mënyrë të paligjshme edhe 350 familje të tjera veriore. Abuzime të shumta janë vërejtur edhe në qarqe të Jugut të vendit, si Gjirokastra e Fieri. Në mbledhjen e djeshme të specialistëve të SHSSH është theksuar se për shkak të abuzimit me detyrën janë penalizuar 510 punonjës të administratës dhe 11 veta janë pushuar nga puna. Ndihma ekonomike varion nga 800 lekë të reja në 7500 lekë të reja.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›