Ndryshimet klimaterike kërcënojnë shëndetin e popullatës
27/01/2011 Ekspertët e shëndetësisë mblidhen për të diskutuar rreth masave parandaluese
Rritja e nivelit të sëmundshmërisë te popullata gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm edhe për shkak të ndryshimeve të shumta klimaterike të ndodhura. Këto të fundit reflektohen fenomene të ndryshme, që preken edhe vendin tonë, siç janë përmbytjet që ndodhën apo fenomene të tjera ekstreme, si thatësira, rënia e zjarreve gjatë stinës së verës etj. Kjo problematikë ka mbledhur në një tryezë ekspertët e shëndetësisë, të cilët kanë diskutuar në lidhje me planin e masave që duhet të merren ndaj këtyre ndryshimeve për të mbrojtur shëndetin e popullatës. Shëndeti mjedisor klasifikohet i teti ndër 10 faktorët që kërcënojnë shëndetin e njeriut. Ndryshimet e mëdha kanë qenë në sytë e publikut. Kemi pasur raste të përballje me përmbytje, me thatësira të mëdha, ndotje atmosfere, elemente të ndotjes urbane dhe për një specialist të shëndetit publik kalkulimi i veprimit të menjëhershëm i tyre mbi një faktor konstant, që është njeriu, kërkon vlerësime shkencore”, - ka pohuar gjatë këtij aktiviteti ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Ndërsa specialisti i shëndetit Arben Luxati ka konstatuar: “Patologjitë kanë ndryshuar dhe tashmë do të trajtojmë shumë module, si: ndotjen e ajrit, të ujit, sigurinë ushqimore, që janë komponentë kyç të shëndetit mjedisor. Nga ndotja e ajrit tashmë dihet që zhvillohen shumë sëmundje të sistemit kardiovaskular dhe respirator, nga ndotja e ujit kemi sëmundje të karakterit gastrointensinal, nga siguria ushqimore kemi sëmundje në traktin digjestiv.” Sipas specialistëve, hartimi i një plani kombëtar do të ketë gjithmonë kuptimin e tij dhe zbërthimin në plane rajonale që të reflektojnë se ç’ndodh në të gjithë territorin. Gjatë këtij aktiviteti ministri Vasili ka pohuar se për herë të parë po bëhet vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike në mjedis dhe ndikimi në shëndet. Për këtë në bashkëpunim edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe e asistuar nga qeveria gjermane, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një projekt mbi vlerësimin e ndryshimeve klimatike dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe shëndetin e popullatës. Për të ndihmuar në këtë drejtim specialistët e shëndetit publik do t’i nënshtrohen një sërë trajnimesh mbi përllogaritjen e saktë të këtyre ndryshimeve dhe efekteve të pritshme, me qëllim vlerësimin e veprimeve në raste të tilla.