E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma ekonomike,e merr 3% e popullsisë

 

Numri i personave me aftësi të kufizuara që përfitojnë ndihmë ekonomike është rritur me më shumë se dy herë. Aktualisht rreth 105 mijë janë përfshirë në programin e pagesave e shërbimeve nga buxheti qendror. Këtë bën me dije Ministria e Punës. Sipas të dhënave të këtij dikasteri, rreth 3% e popullsisë në Shqipëri, mbështetet nga programet sociale me pagesa e shërbime. "Aktualisht, të gjitha grupet sociale që marrin pagesa në "cash", përfitojnë rreth 100 USD/muaj dhe po aq, edhe kujdestarët e tyre", sqaron ky dikaster. Në Shqipëri, rreth 16 % e popullsisë jeton nën nivelin e varfërisë. Më fondet e projektit "Shpërndarja e shërbimeve sociale në komunitet" po mbështetet anketa për identifikimin e nivelit të varfërisë, me qëllim që të krijohet një hartë e re për nivelin e varfërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›