E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Korrektim kombëtar

 

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka kërkuar dje që në ndryshimet për kodin zgjedhor të përfshihet korrektimi kombëtar i votës. Ai i kërkoi Partisë Demokratike që të mbledhë urgjentisht tryezën e koalicionit të djathtë për të unifikuar qëndrimin për reformën zgjedhore. Sipas tij, "ne kërkojmë që në ligjin zgjedhor të përfshihet korrektimi kombëtar i votës, sepse vetëm kështu do të garantohet barasvlefshmëria e çdo vote, çka përbën një detyrim kushtetues. Ne si pjesë e rëndësishme e kësaj maxhorance kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të tryezës së kryetarëve të partive të koalicionit të djathtë, ku të diskutohet për reformën zgjedhore dhe të unifikohen qëndrimet e të gjitha partive pjesëmarrëse në këtë maxhorancë", tha dje Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›