E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria turistike, një tjetër spot në “Euro News”

 

Këtë vit vizitorët në Shqipëri kanë qenë rreth 400 mijë më shumë se vitin e kaluar. Një shifër rekord, e cila u bë e ditur dje nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango në analizën shtatë mujore të këtij viti. Sipas tij, numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri është 2 089 583, sipas të cilit është rritur me 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar". Bazuar statistikave të publikuara nga CITAP vizitorë të huaj, që kanë hyrë në Shqipëri janë 984083 nga të cilët: 56732 janë vizitorë ditorë, ndërsa 927351 janë vizitorë me net qëndrime. Vizitorë më nënshtetësi Shqiptare, të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme (që sipas Organizatës Botërorë të Turizmit llogaritën si turistë) janë rreth 1105500 persona. "Këto shifra janë publikuar nga misioni CITAP, i cili merret edhe me të dhënat statistikore për lëvizjen e njerëzve brenda dhe jashtë vendit". Ndërkohë sipas Pangos, këtë vit është bërë një promocion dhe janë përgatitur 10 guida si "Albanian Guide" me mbi 500 faqe, duke iu referuar kështu spoti televiziv për turizmin shqiptar, i cili u shfaq në kanalin prestigjioz televiziv CNN, ndërkohë që së shpejti mbarojnë procedurat për spotin në "Euro News". Gjithashtu, sipas tij është paraqitur edhe shfaqja e spotit rajonal të turizmit shqiptar "Pasioni Shqiptar", në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe projekti i 40 haneve, që përfshin paketa turistike për shtëpi karakteristike në Theth, Valbonë, Kelmend, Pukë (për sa i përket turizmit malor).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›