Ndihma, pakti BE-FMN-Greqi zyrtarizohet këtë javë
Vendet evropiane dhe FMN-ja pritet të zyrtarizojnë gjatë javës planin e shpëtimit për Greqinë, në vlerë prej 110 miliardë eurosh. Kjo është dhe ndihma më e madhe që i është ofruar ndonjëherë një vendi të vetëm. Sipas marrëveshjes vendet e eurozonës, do të japin 80 miliardë euro për Athinën, kurse pjesa tjetër e fondit do të jepet nga FMN-ja. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ka bërë publik planin që parashikon rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve në vlerë prej miliarda eurosh. Takimi i vendeve të eurozonës rreth ndihmës për Greqinë pritet të mbahet të premten.