E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, protesta për shkatërrimin e armëve bërthamore



Mijëra protestues u mblodhën dhe marshuan të dielën në Nju Jork, duke bërë thirrje për dhënien fund të të gjitha armëve bërthamore. Thirrjet e tyre për shkatërrim të armëve bërthamore erdhi një ditë para fillimit të takimit në Kombet e Bashkuara. Mesazhi i protestuesve ishte se debati në forumet multilaterale duhet të zhvendoset nga kontrolli i armëve bërthamore në shkatërrimin e tyre.
Demostruesit e filluan tubimin e tyre në Times Square, ku ata krijuan një det me ngjyra që krijohej nga veshjet e tyre verore, duke imituar shkatërrimin e shkaktuar në Hiroshima dhe në Nagasaki nga bombat atomike.
Protestuesit përfaqësonin jo vetëm vende të ndryshme si Zvicra, Franca dhe Afganistani, por edhe një sërë organizatash jo-qeveritare. Japonia ishte përfaqësuar më shumë se çdo vend tjetër. Më shumë se 100 protestues kishin fluturuar në tubim nga Japonia, duke përfshirë qytetet Hiroshima dhe Nagasaki, vende të cilat kanë përjetuar më parë ndikimin vdekjeprurës të bombave atomike.
Kryetarët e bashkive të Hiroshimas dhe Nagasakit Akiba dhe Taue, udhëhoqën protestën nga Times Square përmes 42 rrugëve të Kombeve të Bashkuara. Të dy kryetarët paraqitën para zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara 4 kërkesa duke bërë thirrje për shkatërrimin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›