E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash 2 te vdekur dhe nje i plagosur nga shembja e minieres

Pak momente më parë është shembur një pjesë e minierës së Kalimashit në Kukës në të cilën kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur rëndë një i tretë. Mësohet se viktimat quheshin Xhezair Sulmata dhe Besim Halili. Galeria e shembur e minierës ishte e braktisur dhe shfrytëzohej nga banorët e zonës për të nxjerrë krom. Forca të policisë dhe të ndihmës mjekësore kanë nxjerrë dy viktimat dhe të plagosurin rëndë. Në momentin e shembjes në minierë kishte shumë persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›