E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimoret, prishen 70 objekte pa leje

Durres - Inspektorati ndertimor prane Bashkise se Durresit, ka nisur dje prishjen e 70 objekteve, te cilat pengojne perfundimin e rruges ne zonen e ish-Kenetes. Burime zyrtare nga ky inspektorat thane dje se prishja e ketyre objekteve do te mundesoje realizimin e plote te projektit per ndertimin e rruges me gjatesi 2 km, e cila pershkon zonen informale. Shtate nga objektet qe do te rrafshohen jane shtepi banimi, te cilat ndodhen ne aksin e rruges me gjeresi 22 metra dhe kater korsi, qe pritet te perfundoje se shpejti. Burimet thane se gjate aksionit qe do te vazhdoje disa dite me radhe, do te prishen edhe 63 objekte te tjera si mure rrethuese, kioska dhe garazhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›