Nis zbatimi i strategjisë kundër evazionit fiskal dhe krimit ekonomik
30/03/2009 ILDKP firmos bashkëpunimin me 4 institucione
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit në kuadër të nisjes së zbatimit të strategjisë për luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ekonomiko-financiar do të nënshkruajë sot katër memorandume me katër institucione të rëndësishme të vendit: Drejtorinë e përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve, Avokaturën e Shtetit dhe Drejtorinë e përgjithshme të Policisë. Respektivisht memorandumi i bashkëpunimit do të nënshkruhet mes inspektorit të përgjithshëm Adriatik Llalla me iniciativën e tij dhe drejtorit të përgjithshëm Arben Doçi, drejtorit të përgjithshëm Artur Papajani, avokatit të përgjithshëm Eduard Halimi dhe drejtorit të përgjithshëm Ahmet Prençi. Memorandumet mes institucionit të ILDKP-së dhe katër institucioneve të tjera kanë si qëllim mbledhjen, zhvillimin dhe analizimin e informacionit që do të shkëmbejnë në lidhje me fshehjen e interesave private dhe pasurore, korrupsionin, krimin ekonomik, evazionin fiskal apo aktiviteteve të jashtëligjshme që lidhen me to. Të pesë drejtuesit e sipërpërmendur pas firmosjes do të paraqesin mendimet e tyre mbi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe hapat konkretë në luftën kundër korrupsionit. Nisma të tilla, që kanë si qëllim luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit ligjor, kanë treguar se nuk kanë mbetur vetëm në letër. Ato kanë shënuar rezultate konkrete, të cilat janë shoqëruar edhe me kallëzime penale që institucioni i ILDKP-së ka dërguar në Prokurori ndaj zyrtarëve të lartë që nuk kanë zbatuar ligjin. Aktualisht ILDKP-ja është duke mbledhur deklaratat e interesave private të zyrtarëve të lartë, subjekte që kanë detyrimin ligjor për të deklaruar, afat i cili përfundon më 31 mars.