E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmat, Shqipëria merr më pak financime se në 2005-n



Qeveria e drejtuar nga të djathtët po merr gjithnjë e më pak financime nga institucionet
e huaja donatore, të cilat për vite me radhë kanë mbështetur projekte të ndryshme publike. Nga të dhënat zyrtare të ofruara nga Ministria e Financave shikojmë se vlera e financimeve të huaja për vitin 2009 do të jetë rreth 21,6 miliardë lekë, në një kohë kur niveli i tyre për vitet 2007 dhe 2008 kanë përkatësisht 33 dhe 66 miliardë lekë. Në vitin 2005, kur demokratët erdhën në pushtet, kishin në dispozicion rreth 23 miliardë lekë të programuara nga institucionet e ndryshme financiare. Ky fond u programua të përdorej për buxhetin 2006, ndërsa për 2007-n ndihma nga donatorët erdhi në rritje, duke prekur kulmin në vitin 2008. Në vitin 2009, kur vendi parashikohet të përfshihet në recension, qeveri të ndryshme, organizma të BE-së, si dhe donatorët tradicionalë, si BERZH-i apo Banka Botërore, do të ofrojnë më pak sesa ishte mbështetja në 2006-ën. Për statistikë, financimet e huaja për investime në buxhetin e shtetit 2005 rezultonte rreth 15 miliardë lekë.

2 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›