Zgjedhësit që nuk janë në lista, gjykata vendos 6 orë para mbylljes së votimit
Procedura që do të ndiqet për zgjedhësit që nuk gjejnë emrat në lista. Si do të bëhet afishimi i listave paraprake të zgjedhësve
Shaban Sulçe
Zgjedhësit, të cilët nuk do të gjejnë emrin e tyre në listat e votuesve, do të kenë mundësi që t’i drejtohen Gjykatës për të patur mundësinë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Afati për t’iu drejtuar Gjykatës është minimalisht deri 6 orë përpara përfundimit të procesit zgjedhor. Ky afat është vendosur edhe për Gjykatat në dhënien e vendimeve në lidhje me shqyrtimin e këtyre rasteve, kur zgjedhësit nuk gjejnë emrat në listat e afishuara.
Sipas Nenit 35 të Kodit të ri Zgjedhor, në rast se zgjedhësi vëren se nuk është i regjistruar në listën përfundimtare të zgjedhësve të zonës së qendrës së votimit të vendbanimit të tij, ai ka të drejtë të paraqesë një kërkesë në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës deri 24 orë përpara datës së zgjedhjeve. Gjykatat e rretheve gjyqësore shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me kërkesat si në ditën e fundit para zgjedhjeve, edhe në ditën e zgjedhjeve, por jo më vonë se 6 orë përpara mbylljes së votimit. Vendimi që pranon kërkesën përmban lejimin e kërkuesit për të votuar në zgjedhjet përkatëse, si dhe numrin e qendrës së votimit ku lejohet të votojë zgjedhësi që ka paraqitur kërkesën. Emri i zgjedhësit që paraqitet për të votuar me vendim gjykate shënohet nga KQV–ja në një regjistër të posaçëm, të cilit i bashkëngjitet vendimi i gjykatës. Në këtë regjistër shënohet edhe numri i dokumentit të identifikimit që përdoret për votim. Neni 35 i Kodit të ri Zgjedhor përcakton gjithashtu se në rast se zgjedhësi ndryshon vendbanimin pas shpalljes së listës përfundimatre të zgjedhësve, ai voton në qendrën e votimit ku ka emrin në listën e zgjedhësve.
Lista e zgjedhësve
Jo më vonë se 15 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, zyrat e gjendjes civile, nën autoritetin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore dhe në zbatim të udhëzimeve të ministrit që mbulon pushtetin vendor, harton listën paraprake të zgjedhësve për çdo zonë e qendre votimi duke nxjerrë nga baza e të dhënave elektronike të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të njësisë përkatëse të gjithë shtetasit që do të mbushin moshën 18 vjeç
deri në datën për zhvillimin e zgjedhjeve. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton vendndodhjen e saktë, adresën e plotë të qendrave të votimit, përgatit hartën e njësisë së qeverisjes vendore, në të cilën janë vendosur edhe kufijtë e zonave të qendrave të votimit dhe e shpall atë në mjedise publike, me hyrje të lirë, brenda njësisë së qeverisjes vendore. Kryetari i njësisë përkatëse mban të pandryshuar vendndodhjen, adresën ekzistuese dhe kufijtë e zonës së qendrave të votimit. Listat
shpallen pranë zyrave të njësisë përkatëse dhe çdo qendre votimi, duke u vendosur në mjedise publike me hyrje të lirë për shtetasit.
Njoftimi
Kodi i ri Zgjedhor përcakton domosdoshmërinë e njoftimit të zgjedhësve me shkrim për afishimin dhe vendndodhjen e emrave të tyre në listat paraprake të zgjedhësve. Sipas Nenit 50, brenda 30 ditëve nga shpallja e listave paraprake të zgjedhësve, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore kryen lajmërimin me shkrim për çdo zgjedhës të përfshirë në listat paraprake të qendrave të votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore. Lajmërimi me shkrim përmban qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si
dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit. Për kryerjen e njoftimit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ngarkon administratorët e lagjeve ose, sipas rastit, kryetarët e fshatrave që përfshihen në njësinë
përkatëse të qeverisjes vendore dhe, nëse është e nevojshme, edhe persona të tjerë nga administrata e njësisë së qeverisjes vendore. 4. Personat e ngarkuar me njoftimin e zgjedhësve i dorëzojnë njoftimin zgjedhësit personalisht ose, në mungesë të zgjedhësit, një anëtari madhor të familjes së tij, që
gjendet në banesën e zgjedhësit, i cili firmos për marrjen e njoftimit.
2 Dhjetor 2008