E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Ministria e Drejtësisë: “PS-ja po dezinformon”



Fill pas akuzave të PS-së për mosekzekutimin e vendimeve të gjykatave, ka reaguar Ministria e Drejtësisë. Në një deklaratë për shtyp, kjo ministri ka bërë të ditur se
ekzekutimi i vendimeve gjyqësore mbetet një ndër objektivat e kësaj ministrie për të arritur një nivel të njëjtë të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore me ato të vendeve europiane. “Kësaj përpjekjeje madhore nuk i shërbejnë dezinformimet, sidomos kur ato kanë si synim të pështjellojnë tymnajën e ngritur dhe, për më tepër, statistikat të lexohen mbrapsht me qëllimin e vetëm për të luftuar pa princip maxhorancën qeverisëse”, - bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë. Sipas statistikave të bëra të ditura nga Ministria e Drejtësisë, nga 29 Zyrat Përmbarimore për periudhën janar - shtator 2008 rezultojnë se nga 15641 çështje të regjistruara për ekzekutim, 3875 çështje janë ekzekutuar, 1269 çështje janë pushuar, 7523 çështje janë në proces ekzekutimi, 211 çështje janë refuzuar,
814 çështje janë pezulluar me vendim gjykate, 568 çështje janë transferuar dhe 36 të tjera janë pushuar për shkak të shfuqizimit të Urdhrit Ekzekutiv. “Kështu rezulton që 85% të çështjeve të regjistruara iu është dhënë zgjidhje ligjore. Ndërsa jashtë afateve proceduriale të vendosura nga Kodi i Procedurës Civile janë rreth 1000 çështje, për të cilat Shërbimi i Përmbarimit veç mjeteve të tjera ligjore po procedon me vendosje gjobe dhe kallëzime penale për mosekzekutim të vendimeve gjyqësore”, - sqaron Ministria e Drejtësisë.

2 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›