E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, akuza qeverisë: Po pengohet zbatimi i vendimeve të gjykatave



Partia Socialiste denoncon neglizhencën ndaj zbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare, duke akuzuar qeverinë dhe shërbimin përmbarimor. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, tha se qeveria dhe kryeministri Berisha nuk e njohin pushtetin gjyqësor dhe për pasojë refuzojnë të zbatojnë vendimet e tij. “Çështja e zbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare është në gjendjen e emergjencës shtetërore dhe për këtë nevojitet një program i detajuar veprimi që përfshin disa veprime ekzekutive të rrepta”, - tha Manjani. Ai deklaroi se vetëm 24% e vendimeve të formës së prerë të gjykatave janë ekzekutuar pasi Zyra e Përmbarimit prej kohësh po shkel ligjin. “Deri sot figurojnë rreth 15.600 çështje të regjistruara në shërbimin e Përmbarimit për t'u ekzekutuar, por vetëm 3.800 prej tyre janë ekzekutuar. Vetëm 24% e vendimeve të gjykatës së formës së prerë, që sot disponojnë shqiptarët në dorë, mund të ekzekutohen. Kjo do të thotë se të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për të fituar një gjyq qeveria e Sali Berishës i çon në lumë duke mos i ekzekutuar. Kështu i shërben Sali Berisha shqiptarëve”, - tha kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani.

2 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›