Ndihmat për veriun, ministria e Punës bën gati vlerësimin e nevojave

Tiranë, 11 janar
NOA - Përveç ndihmave që po shpërndahen në zonat e përmbytura në veri të
vendit, edhe ministria e Punës po bëhet gati të ndërhyjë me ndihma tek familjet
e prekura nga fatkeqësia.
Sipas drejtorit të
kabinetit në ministrinë e Punës, Kleves Bitro, gjithçka është planifikuar të
kryhet sipas detyrave që ministri Spiro Ksera ka marrë nga komiteti ndërministror
i ngritur për përballimin e situatës emergjente.
Për momentin
kemi zbritur në terren inspektorët tanë të cilët po vlerësojnë situatën dhe
nevojat e zonave të përmbytura që kanë nevojë për ndërhyrje.
Aktualisht po
vihet në zbatim faza e parë e emergjencës me ndihma në ushqime dhe
veshmbathjeve për banorët. Ne presim të ndërhyjmë në një fazë të dytë, ku
mendojmë tu vijmë në ndihmë familjeve me ndihma reale në ushqime por dhe kujdes
social për familjet e dëmtuara nga fatkeqësia, u shpreh Bitro.
Sipas tij, në
bashkëpunim me ministrinë e Financave do të përllogaritet fondi i nevojshëm që
do ti duhet ministrisë së Punës për të përmbyllur fazën e dytë pas situatës së
emergjencës.
Nga ana e tij, Shërbimi
Social Shtetëror ka urdhëruar zyrat e saj në rrethe të përfshijnë në skemën e
ndihmës ekonomike të gjitha familjet që pësuan dëme nga fatkeqësia në veri të
vendit.
Drejtori Mihal
Naco ka deklaruar se zyrave rajonale të shërbimit social i është vënë në
dispozicion fondi i nevojshëm për të përfshirë në skemë familjet e reja të
cilat humbën ekonominë në përmbytjet si pasojë e shkarkimeve të ujërave nga
hidrocentrali i Fierzës.
b.m/NOA