Shërbimet publike, Bashkia: Bode ka bllokuar pagesat

Tiranë, 11 janar
NOA - Bashkia e Tiranës akuzoi të hënën ministrin e Financave Ritvan Bode se ka
bllokuar pagesat për shërbimet publike që kanë kryer disa biznese në Tiranë
sipas kontratave që kanë lidhur me bashkinë.
Sipas zëdhënëses
së bashkisë, Joana Bushi, që nga data 18 dhjetor, Thesari i Shtetit ka kthyer
mbrapsht pagesat që kanë të bëjnë me rindërtimin e rrugëve e pastrimin në Tiranë.
Këto pagesa që
arrijnë në 101 milionë lekë të reja dhe bëhen nga arka e bashkisë së Tiranës
dhe jo nga buxheti i shtetit, u mohon në mënyrë të paligjshme 24 kompanive.
Arka e shtetit mund të jetë bosh, por qeveria ska asnjë të drejtë të fusë
duart në arkën e bashkive dhe as tua faturojë krizën ekonomike kompanive
private.
Ky arbitraritet i
ri i qeverisë bie mbi punëtorët e këtyre kompanive dhe mbi vetë qytetin tonë, që
duhet pastruar përditë, mirëmbajtur përditë dhe rindërtuar përditë.
I bëjmë thirrje
ministrit të Financave të zhbllokojë pagesat që bashkia e Tiranës u detyrohet
sipas kontratave të punëve të kryera, kompanive të kontraktuara.
Tirana nuk pret
dot që qeveria të dalë nga gropa e krizës ekonomike e financiare ku po fundoset
përditë, thuhet në deklaratën e bashkisë.
b.m/NOA