E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmësi i Hanit, zbulues talentesh

 

Holandezi Teo de Jong, ndihmësit të trajnerit të Kombëtares shqiptare Ari Han, mesa duket nuk i mjaftojnë paratë që fiton nga puna e tij si asistent i ish-trajnerit të Kinës e Kamerunit. Faqja zyrtare e klubit holandez Willem II (willem-ii.nl) bëri të ditur se De Jong do të punojë part-time si skaut talentesh për klubin nga Tilburgu i Holandës e që merr pjesë në kampionatin maksimal holandez. 61-vjeçari De Jong është familjar me Willem II, pasi nga marsi i vitit 1995 e deri në mars të vitit 1996 ka qenë trajner i kësaj skuadre, që e ka fituar kampionatin holandez tre herë (i fundit 1955). De Jong do të punojë në departamentin e zbulimit të talenteve me një histori më shumë se 110-vjeçare (themeluar në vitin 1896) , duke kombinuar punën e tij edhe si asistent i Ari Hanit me ekipin kombëtar shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›