Evropë, droga vrasëse: një i ri ndërron jetë çdo orë
Droga dhe përdorimi i te
pruar i saj marrin çdo orë
jetën e një evropiani, kjo
edhe pse përdorimi i drogës në
kontinentin tonë gjatë këtij viti ka
qenë relativisht si ai i një viti më
parë. Megjithatë, niveli është jashtëzakonisht
i lartë dhe përdorimi
është shtuar veçanërisht në
disa shtete të caktuara. Kjo sipas
monitorimit të Qendrës Evropiane
të Drogave, që ka dalë dje me
raportin e saj vjetor. Sipas këtij
raporti, çdo orë ndërron jetë një
evropian për shkak të përdorimit
të dozave të larta të drogës. Pjesa
më e madhe e viktimave janë të
rinj që janë kryesisht në një
moshë delikate. Ky dokument
përfshin jo vetëm vendet e BE-së,
por edhe ato që janë në pritje të
anëtarësimit. Kanabisi mbetet
droga më e konsumueshme në
Evropë me 71 milionë konsumatorë,
mosha e të cilëve varion nga
15 deri në 64 vjeç. 23 milionë
mendohet të jenë përdorues të
rregullt, ndërsa të tjerët të
pjesshëm. Italia, Spanja, Republika
Çeke dhe Franca ndodhen në
krye të listës së vendeve, që kanë
numrin më të madh të konsumatorëve
të kanabisit në vit, ndërsa
numrin më të ulët e kanë vende
si Malta, Bullgaria, Greqia dhe
Suedia. 4 milionë persona në të
gjithë Evropën, pjesa më e madhe
e të cilëve të rinj, e përdorin
këtë drogë ditë për ditë. Ndërsa
konsumimi i kokainës njeh rritje
në Francë, Irlandë, Spanjë dhe
Britani të Madhe. Rreth 3.5 milionë
të rinj evropianë, nga mosha
15-34 vjeç, kanë përdorur kokainë
vitin e fundit dhe 1.5 milionë
vetëm muajin kaluar. Kokaina
gjendet më shumë në tregun
e paligjshëm në Evropën Perëndimore
dhe atë jugore, ndërsa në
zona të tjera të kontinentit përdorimi
është relativisht i ulët.
Drogat sintetike vazhdojnë të
jenë të preferuara në vendet nordike
dhe ato të Evropës Perëndimore,
por janë në rritje edhe në
vendet që iu bashkuan BE-së në
vitin 2004 dhe 2007. Shkaku i
vdekjeve mbetet përdorimi i
mbidozës, ose për shkak të injorancës,
ose për qëllim të mirëfilltë
vetëvrasjeje. Droga vazhdon të
mbetet një nga shkaqet kryesore
të vdekjes së të rinjve në Evropë.
Çdo vit ka 7 deri në 8 mijë persona
të rinj, që vdesin nga droga në
Evropë, ose ndryshe mund të
themi se një në katër raste vdekjesh
është nga droga.
pruar i saj marrin çdo orë
jetën e një evropiani, kjo
edhe pse përdorimi i drogës në
kontinentin tonë gjatë këtij viti ka
qenë relativisht si ai i një viti më
parë. Megjithatë, niveli është jashtëzakonisht
i lartë dhe përdorimi
është shtuar veçanërisht në
disa shtete të caktuara. Kjo sipas
monitorimit të Qendrës Evropiane
të Drogave, që ka dalë dje me
raportin e saj vjetor. Sipas këtij
raporti, çdo orë ndërron jetë një
evropian për shkak të përdorimit
të dozave të larta të drogës. Pjesa
më e madhe e viktimave janë të
rinj që janë kryesisht në një
moshë delikate. Ky dokument
përfshin jo vetëm vendet e BE-së,
por edhe ato që janë në pritje të
anëtarësimit. Kanabisi mbetet
droga më e konsumueshme në
Evropë me 71 milionë konsumatorë,
mosha e të cilëve varion nga
15 deri në 64 vjeç. 23 milionë
mendohet të jenë përdorues të
rregullt, ndërsa të tjerët të
pjesshëm. Italia, Spanja, Republika
Çeke dhe Franca ndodhen në
krye të listës së vendeve, që kanë
numrin më të madh të konsumatorëve
të kanabisit në vit, ndërsa
numrin më të ulët e kanë vende
si Malta, Bullgaria, Greqia dhe
Suedia. 4 milionë persona në të
gjithë Evropën, pjesa më e madhe
e të cilëve të rinj, e përdorin
këtë drogë ditë për ditë. Ndërsa
konsumimi i kokainës njeh rritje
në Francë, Irlandë, Spanjë dhe
Britani të Madhe. Rreth 3.5 milionë
të rinj evropianë, nga mosha
15-34 vjeç, kanë përdorur kokainë
vitin e fundit dhe 1.5 milionë
vetëm muajin kaluar. Kokaina
gjendet më shumë në tregun
e paligjshëm në Evropën Perëndimore
dhe atë jugore, ndërsa në
zona të tjera të kontinentit përdorimi
është relativisht i ulët.
Drogat sintetike vazhdojnë të
jenë të preferuara në vendet nordike
dhe ato të Evropës Perëndimore,
por janë në rritje edhe në
vendet që iu bashkuan BE-së në
vitin 2004 dhe 2007. Shkaku i
vdekjeve mbetet përdorimi i
mbidozës, ose për shkak të injorancës,
ose për qëllim të mirëfilltë
vetëvrasjeje. Droga vazhdon të
mbetet një nga shkaqet kryesore
të vdekjes së të rinjve në Evropë.
Çdo vit ka 7 deri në 8 mijë persona
të rinj, që vdesin nga droga në
Evropë, ose ndryshe mund të
themi se një në katër raste vdekjesh
është nga droga.