Ndjekje penale administratorit të firmës ndërtimore
Dërgohet për ndjekje penale administratori
i një firme private,
pasi dyshohet se nëpërmjet
mashtrimit ka vjedhur rreth 50 mijë euro
materiale. Pronari i firmës i kishte
kërkuar atij disa herë t‘i kthente paratë,
por ky nuk e kishte bërë që prej dy
vitesh. Në këto kushte, ai ka kërkuar
ndihmën e policisë, e cila ka dërguar për
ndjekje penale të dyshuarin. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se dje u dërgua në
Prokurorinë e Tiranës për ndjekje në
gjendje të lirë Nasho Petraq Pjetri, 33
vjeç, banues në Tiranë, me arsim 12
klasë, administrator i kompanisë "Nelsi
Konstruksion sh.p.k". Policia shpjegoi
shkurt se ky person që në vitin 2006, me
anë të mashtrimit, ka marrë materiale
ndërtimi me vlerë 48 mijë e 537 euro te
Shaban Sina, 51 vjeç, banues në Shkozë.
Sina i ka kërkuar atij të kthente mallin e
marrë ose vlerën e parave, por Pjetri nuk
e ka bërë asnjëherë. Në këto kushte, ai
është detyruar që të bëjë kallëzim në
polici për Pjetrin, i cili tashmë do t‘i
përgjigjet organit e akuzës. Policia nuk
ka dhënë detaje sesi ka ndodhur kjo
"vjedhje nëpërmjet mashtrimit", e nuk
ka shpjeguar nëse i akuzuari është marrë
në pyetje, apo ende jo. Sipas procedurës
hetimore, gjatë ditëve në vazhdim
pritet që ai të thirret nga prokuroria,
ku do të merret në pyetje nga oficeri
i policisë gjyqësore dhe më pas do
të vendoset nëse çështja do të dërgohet
në prokurori, apo do të pushohet.
Sipas grupit të antikrimit ekomomik në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës,
shpeshherë këto raste mbyllen pa autorë,
pasi nuk ka fakte për dokumentimin
e tyre, sepse shumica e njerëzve
i japin paratë borxh në mirëbesim, pa
nënshkruar dokumente.
i një firme private,
pasi dyshohet se nëpërmjet
mashtrimit ka vjedhur rreth 50 mijë euro
materiale. Pronari i firmës i kishte
kërkuar atij disa herë t‘i kthente paratë,
por ky nuk e kishte bërë që prej dy
vitesh. Në këto kushte, ai ka kërkuar
ndihmën e policisë, e cila ka dërguar për
ndjekje penale të dyshuarin. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se dje u dërgua në
Prokurorinë e Tiranës për ndjekje në
gjendje të lirë Nasho Petraq Pjetri, 33
vjeç, banues në Tiranë, me arsim 12
klasë, administrator i kompanisë "Nelsi
Konstruksion sh.p.k". Policia shpjegoi
shkurt se ky person që në vitin 2006, me
anë të mashtrimit, ka marrë materiale
ndërtimi me vlerë 48 mijë e 537 euro te
Shaban Sina, 51 vjeç, banues në Shkozë.
Sina i ka kërkuar atij të kthente mallin e
marrë ose vlerën e parave, por Pjetri nuk
e ka bërë asnjëherë. Në këto kushte, ai
është detyruar që të bëjë kallëzim në
polici për Pjetrin, i cili tashmë do t‘i
përgjigjet organit e akuzës. Policia nuk
ka dhënë detaje sesi ka ndodhur kjo
"vjedhje nëpërmjet mashtrimit", e nuk
ka shpjeguar nëse i akuzuari është marrë
në pyetje, apo ende jo. Sipas procedurës
hetimore, gjatë ditëve në vazhdim
pritet që ai të thirret nga prokuroria,
ku do të merret në pyetje nga oficeri
i policisë gjyqësore dhe më pas do
të vendoset nëse çështja do të dërgohet
në prokurori, apo do të pushohet.
Sipas grupit të antikrimit ekomomik në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës,
shpeshherë këto raste mbyllen pa autorë,
pasi nuk ka fakte për dokumentimin
e tyre, sepse shumica e njerëzve
i japin paratë borxh në mirëbesim, pa
nënshkruar dokumente.