Vidhen dhomat e tre miseve në Golem
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një të mitur, i cili ka
arritur të vjedhë dhomat e tre konkurrenteve për "Miss
Shqipëria 2009". Ato janë vjedhur në fshatin turistik
"Xixa" të Golemit, ndërkohë që organet e policisë kanë mundur
të gjejnë dhe të arrestojnë autorin. Në lidhje me këtë ngjarje,
burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se mesnatën e djeshme
u arrestua në flagrancë Ardit Merhori, 14 vjeç, banues në Kavajë,
me arsim 7 klasë. Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 14.00 të
dy ditëve më parë, në Golem, në fshatin turistik "Xixa", u kap
duke vjedhur në vilën nr. 13, ku me cilësinë e provës iu gjetën
10 mijë lekë, 15 euro dhe 1 celular. Këto mendohet se ai i ka
vjedhur në apartamentet e Xhulia Bejos, Jehona Krasniqit dhe
Kamela Terollit, konkurrente për "Miss Shqipëria 2009".