KQZ, si do të numërohen votat në ekran
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi dje provat gjenerale për të treguar publikisht mënyrën sesi do të zhvillohet procesi i numërimit të votave pas mbylljes së orarit zyrtar të qendrave të votimit. KQZ ka demonstruar se procesi i numërimit të votave do të monitorohet rreptësisht nga kamerat dhe imazhet do të shfaqen në monitorët e vendosur në ambientet e KQZ-së, duke transmetuar në kohë reale procesin.
Numërimi
Një vend numërimi votash nuk mund të ketë më pak se 5 dhe më shumë se 10 tavolina numërimi. Salla ku do të numërohen votat do të ketë përmasa të mëdha dhe në të gjithë tavolinat do të jenë vendosur kamera dhe monitorë, të cilat do të tregojnë dhe lexojnë direkt çdo rezultat të fletëve të votimit. Në bazë të nenit 94, pika 4 e Kodit Zgjedhor, KQZ-ja vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi tavolinën e numërimit, në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Regjistrimi i procesit ruhet në media elektronike dhe dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore. KQZ-ja ose, kur është e mundur, edhe KZAZ-ja, duhet të riprodhojë kopje të tyre dhe t‘i vërë në dispozicion të subjekteve zgjedhore kundrejt pagesës së një tarife që mbulon koston e riprodhimit. Kamerat e tavolinës do të bëjnë të mundur shikimin e procesit të vlerësimit të fletëve të votimit, ku nëpërmjet të cilët do të informohen edhe vëzhguesit në monitorët përkatës. I gjithë procesi i numërimit të votave do të regjistrohet. Kamerat e dhomës 360 gradë do të mundësojnë regjistrimin e ambientit të vendit të numërimit gjatë gjithë kohës së zhvillimit të procesit. Këto regjistrime, sipas KQZ-së, do të jenë të mundshme për vëzhgim kurdo qoftë pas përfundimit të procesit.
Procesi
Vendi i numërimit të votave caktohet në salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive dhe ato vendosen në dispozicion të KZAZ-ve jo më vonë se 10 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ përgatit infrastrukturën e nevojshme logjistike të vendit të numërimit përfshirë edhe ndriçimin e pandërprerë, për fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave. KQZ është organi kompetent që vendos tryeza pune për çdo grup numërimi, duke siguruar që ato të kenë hapësirë të mjaftueshme për kryerjen e procesit të numërimit të votave. Tryezat e punës vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të shikueshme nga anëtarët e KZAZ-së dhe nga vëzhguesit, kandidatët ose përfaqësuesit e medias dhe të mundësojnë aplikimin e teknologjisë mbështetëse për filmimin e numërimit të votave.