E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje penale hidhte plehrat te fqinji i tij

Një 49-vjeçar është dërguar për ndjekje penale për një vepër të veçantë, pasi është denoncuar nga fqinji i tij. Ai është akuzuar se në mënyrë të vazhdueshme i hidhte plehrat para ballkonit të fqinjit. Sipas të dhënave policore, ngjarja ka ndodhur në Sauk. Më tej, uniformat blu shpjeguan se nga Komisariati Nr. 1, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dilaver M., 49 vjeç, banues në Sauk, sepse në orët e vona, në mënyrë të vazhdueshme i hedh plehra para ballkonit, fqinjit Skënder H., 49 vjeç. Ky i fundit ka deklaruar se kishte tentuar disa herë të kërkonte llogari, por nuk ka mundur të bjerë në ujdi me fqinjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›