Trafiku i mjeteve motorike, pranga dy shqiptarëve në Bari
Operacionet për makinat e trafikuara drejt Shqipërisë duket se nuk po realizohet vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali. Policia e vendit fqinj ka arrestuar dy shqiptarë për trafik të mjeteve motorike, por ndryshe nga herët e tjera, ku makinat vidhen në vendet e Europës dhe sillen në Shqipëri, dy të ndaluarit kanë përdorur një tjetër metodë. Ata kanë marrë pjesë të rrezikshme këmbimi për automjete nga Italia për në Shqipëri, me qëllim që t‘i shpërbënin, por në të vërtetë, ata do i kthenin sërish në tregun italian, me qëllim shitjen e tyre si të reja, duke përbërë një rrezik për blerësit. Nga ana tjetër, policia shqiptare ka vendosur rikthimin e katër mjeteve luksoze të vjedhura në Itali dhe që janë kapur në Shqipëri.
Operacioni në Itali
Në lidhje me operacionin në Bari të Italisë, mediat e vendit fqinj shkruajnë se ata kishin si qëllim që të sillnin në Shqipëri pjesë automjetesh dhe më pas t‘i rikthenin në Itali për t‘i shitur si të reja. Kjo është hipoteza e Guardia di Financës në Bari, e cila mbrëmjen e 25 qershorit, ka identifikuar dhe ndaluar dy qytetarë shqiptarë, të moshës, 32 dhe 33 vjeç. Dy shqiptarët do të transportonin 30 tonelata me mbetje speciale të rrezikshme, që vinin nga Marche, dhe nëpërmjet Barit do vinin në Shqipëri. Në kufi, ata kanë vënë në dispozicion fatura false, sikur kishin paguar dhjetë mijë euro me qëllim për të bërë demolimin e këtyre mbetjeve.
Por një analizë e kujdesshme e dokumentacionit tregtar nga ana e efektivëve të policisë kufitare, ka zbuluar natyrën e vërtetë të këtij udhëtimi. Frena, airbag. abs, pjesë motorësh dhe pajisje të tjera nuk do të asgjësoheshin, por do të rifuteshin në Itali si të reja. Madje, mbetjet, të klasifikuara si të rrezikshme për përdorim, nuk ishin as të shoqëruara me dokumentacionin vendas. Veç trafikut të mjeteve motorike, dy shqiptarët janë denoncuar edhe për dhunim të normave ambientale. Sipas policisë italiane, prej rreth një viti nuk janë regjistruar raste të trafikut në Portin e Barit, pikërisht për shkak të rritjes së hetimeve nga skuadrat speciale.
Operacioni në Shqipëri
Ndërsa për zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri në lidhje me trafikun e makinave, dje është bërë e ditur se janë dorëzuar në Itali katër mjete të bllokuara, të cilat rezultojnë të vjedhura atje në vite të ndryshme. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimit të frytshëm midis Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Shqipëri "Interforce", u janë kthyer automjetet e vjedhura pronarëve të ligjshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, nga organi i akuzës në Shkodër janë kthyer tre automjete, e konkretisht, automjeti tip "BMW AG390L", i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 09 të vitit 2008; automjeti tip "BMW 320", i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 413 të vitit 2008 dhe automjeti tip "BMW 525", i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 859, të vitit 2008.
Gjithashtu, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kthyer automjeti tip "Porsche Cayenne", i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr. 3974 të vitit 2007. Falë këtij bashkëpunimi është bërë i mundur deri më tani kthimi edhe i një numri të konsiderueshëm automjetesh të vjedhura në Itali. Po kështu, bashkëpunimi në këtë fushë është shtrirë edhe me autoritetet e vendeve të tjera, ku shpejt pritet të realizohet rikthimi i këtyre automjeteve te pronarët e ligjshëm në shtetet përkatëse.