E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhuron pajisje hetimi për policinë

Një sërë pajisjesh përgjimi, vëzhgimi dhe hetimesh të tjera i janë dhuruar policisë shqiptare. Dhurata i është bërë nga Ambasada Amerikane, përfaqësues të së cilës kanë pasur edhe një takim paraditen e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë një komunikimi me mediat u deklarua se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mundësuar financimin e disa pajisjeve për Policinë e Shtetit dhe kryesisht për sektorin e krimeve të rënda. Zëvendësambasadorja amerikane, Deborah Xhons, tha se lufta kundër krimit të organizuar është e një rëndësie të veçantë. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në ndihmën që i kanë dhënë policisë shqiptare si në asistencën ligjore ashtu edhe në pajisjen me mjete. Po dje, edhe ambasada gjermane ka dhuruar pajisje për repartin special RENEA. Mjetet logjistike kapin vlerën e 54 mijë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›