Vetëhelmohet, 31-vjeçari në gjendje të rëndë
Një 31-vjeçar është helmuar në banesë, ndërkohë që dyshohet se ai ka tentuar t‘i japë fund jetës në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe ai është gjetur nga familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se rreth orës 05:30 janë njoftuar se në spital kishte mbërritur Dylber B. 31 vjeç, lindur e banues në fshatin Tapizë. Sipas të dhënave të para hetimore, policia ka zbuluar se ai është vetëhelmuar në banesë dhe nga kjo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë, aktualisht po pyeten të afërmit e tij në lidhje me këtë akt të kryer, ndërkohë që mjekët nuk kanë dhënë shumë shpresë për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.