I shoqëruari dëmton automjetin e policisë
Një tjetër makinë policie
është dëmtuar dje, por
kjo është kryer nga një
person, i cili po shoqërohej për
plagosje. Ai ka goditur me shqelma
makinën e policisë, duke i thyer
xhamat, kur ka qenë duke u
shoqëruar nga patrulla për plagosjen
e lehtë të një personi. Burimet
policore bënë të ditur se ngjarja
ndodhi në orët e para të
mëngjesit. Sipas të dhënave nga
hetimet, nga forcat e Komisariatit
nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i
Hoseantonio Kol Çunit, 28 vjeç, lindur
në Pukë dhe banues në Tiranë.
Policia detajoi se arrestimi i tij u bë
pasi në orën 02:00 të mëngjesit, në
rrugën "Abdi Toptani", afër lokalit
"Guva e Qetë", pas një konflikti, ka
çarë me thikë në dorë Shkëlzen
Biberajn, 33 vjeç, si dhe gjatë shoqërimit
për në komisariat ka dëmtuar
mjetin e policisë me targa
"Policia 0339", dhe ka kundërshtuar
punonjësin e policisë Reshit
A. Policia tha se u kryen veprimet
procedurale dhe në cilësinë e
provës materiale u sekuestrua thika.
I arrestuari do të akuzohet për
plagosje të lehtë me dashje, shkatërrim
të pronës me mjete të
tjera, kundërshtim të punonjësit
të policisë së rendit publik dhe
prodhim e mbajtje pa leje të
armëve të ftohta.
është dëmtuar dje, por
kjo është kryer nga një
person, i cili po shoqërohej për
plagosje. Ai ka goditur me shqelma
makinën e policisë, duke i thyer
xhamat, kur ka qenë duke u
shoqëruar nga patrulla për plagosjen
e lehtë të një personi. Burimet
policore bënë të ditur se ngjarja
ndodhi në orët e para të
mëngjesit. Sipas të dhënave nga
hetimet, nga forcat e Komisariatit
nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i
Hoseantonio Kol Çunit, 28 vjeç, lindur
në Pukë dhe banues në Tiranë.
Policia detajoi se arrestimi i tij u bë
pasi në orën 02:00 të mëngjesit, në
rrugën "Abdi Toptani", afër lokalit
"Guva e Qetë", pas një konflikti, ka
çarë me thikë në dorë Shkëlzen
Biberajn, 33 vjeç, si dhe gjatë shoqërimit
për në komisariat ka dëmtuar
mjetin e policisë me targa
"Policia 0339", dhe ka kundërshtuar
punonjësin e policisë Reshit
A. Policia tha se u kryen veprimet
procedurale dhe në cilësinë e
provës materiale u sekuestrua thika.
I arrestuari do të akuzohet për
plagosje të lehtë me dashje, shkatërrim
të pronës me mjete të
tjera, kundërshtim të punonjësit
të policisë së rendit publik dhe
prodhim e mbajtje pa leje të
armëve të ftohta.