E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndodhi ajo qe pritej

Shqiptaret e Kosoves po e perjetojne festen kombetare te pavaresise, me ndjesine se sapo e kane humbur ate. Projekti i Kosoves tashme do te realizohet mbi nje baze te re dhe krejtesisht te paqendrueshme. Deri me tani ne nivelin e larte kishte nje instabilitet te lexueshem, prodhuar edhe prej frenimit te procesit te njohjes nderkombetare te Kosoves. Tash kjo paqendrueshmeri u zbrit ne terren.

Eshte rrezuar de facto kushtetuta e Kosoves, eshte vene ne diskutim integriteti i saj territorial dhe institucional, sistemi i unifikuar multietnik do te zevendesohet, qofte edhe perkohshem, me modelin njeetnik te qeverisjes, sipas zonave. E thene thjesht, nje Bosnje e re nen nje qeverisje qe brenda 4-5 muajve do te nderroje duart nga UNMIK-u tek EULEX-i.

Statusi eshte eufemizem, me gjithe deklarimin e Ban Ki Munit se asgje nuk do te behet ne forme imponimi ndaj vullnetit te qeverise se Kosoves. Por kjo nuk buron nga vullneti i mire i Ban Ki Munit, por nga fakti se deklarata e KS-se nuk ka marre miratimin e te gjitha paleve ne tryeze. Kjo e ben ate jo te imponueshme.

Nje drite e vogel ne mes te stuhise eshte fakti se kjo garanton se mes paleve nuk mund te kete me negociata. Aleatet strategjike te shqiptareve nderkaq po i meshojne idese se shqiptaret nuk kane humbur, edhe pse serbet sapo kane fituar diçka te rendesishme: te drejten per ta rikerkuar boterisht Kosoven mbrapsht.

Ban Ki Muni dhe KS-ja i kane hapur rrugen konfrontimit ne terren, se pari ne pikat e takimit territorial mes shqiptareve dhe serbeve, dhe me pas, ndoshta ne nje nivel me te gjere. Ne rrafshin politik, ajo qe besohej se do te ishte nje pajtim mes shqiptareve dhe serbeve, po çelnikos konfliktin.

EULEX-i, nje shpikje e planit Ahtisari, po implementohet ne Kosove duke anashkaluar vete pakon Ahtisaari. Ne themel, EULEX-i i Ban Ki Munit eshte krejt i pangjashem me EULEX-in e Ahtisarit. Plani Ahtisari nuk parashikonte ndarje te Kosoves ne zona te qeverisura nga pakica, por qeverisje unike nga institucione legjitime. Me hyrjen e EULEX-it ne zonat pa institucione legjitime, kjo do te legjitimoje strukturat paralele.

A kane aftesine institucionet e Kosoves qe te instalohen atje ku nuk kane hyre tash 8 vite, duke shkuar ne veri te Kosoves bashke me EULEX-in? Barazia qe deklarata presidenciale i jep Beogradit dhe Prishtines, e ben kete hap te pamundur ne terren. Neutraliteti ndaj statusit qe EULEX-i vuan nga mungesa e kohezionit ne politiken e jashtme te Bashkimit Evropian, gjithashtu eshte nje pengese e madhe.

Deklarata thote se EULEX-i do të vendoset nën ombrellen e OKB-së. Kjo ishte kërkesë e Serbisë qe OKB-ja arriti te dakordoje edhe me BE-ne. Ndarjet de facto ne terren tani do te funksionojne edhe de jure. Sepse EULEX-i, edhe pse nuk e njeh pavaresine e Kosoves dhe Kushtetuten e saj te re, njeh sovranitetin e Serbise mbi Kosoven, fale rezolutes 1244. Ne kete rrafsh, EULEX-i i bie te jete nje hap mbrapa per te gjitha proceset qe kane ndodhur ne Kosove.

Si do të funksionojë kalimi i pushtetit nga UNMIK-u tek EULEX-i, do te shihet praktikisht. Sekretari i Pergjithshëm i quan keto aranzhime kalimtare. Por sa do te jete e mundur qe ato te ndryshohen edhe ne terren?

Iv de Kermabon, shefi i EULEX-it, deklaroi se misioni i tij nuk eshte politik, por nje mision teknik i cili ka per detyre realizimin e drejtesise ne tere territorin e Kosoves. “Me statusin politik te Kosoves, - tha ai, - merret BE-ja, e jo misioni im”.

Ne rrafshin e brendshem politik te Kosoves kjo do te prodhoje efekte te menjehershme. Keto efekte jane me se paku te paparashikueshme.

Grupe te caktuara politike mund te riaktivizojne pa problem krahet e tyre te armatosur per te fituar ate mbeshtetje politike qe do t’i hiqet PDK-se apo asaj qe LDK-ja tashme e ka humbur me kohe.

Frika me e madhe eshte revani i paplanifikueshem i klases se papjekur politike ne Kosove drejt nje vetevrasjeje politike. Kjo do te ishte edhe fitorja me e madhe e serbeve.

Ne kete rast, klasa politike e Kosoves duhej te reflektonte maksimumin e kohezionit. Po shfaqet e kunderta.

Efektivizimi i ndarjes ne terren do te thelloje hendekun dhe do te forcoje krahet e pakontrollueshem politike qe mbeshtesin forma te nacionalizmit paramilitar dhe kjo do t’u jepte definitivisht te drejte serbeve ne mjedisin diplomatik boteror.

Ndoshta eshte koha te mendojme se çfare pasojash gjeopolitike do te prodhonte ne rajon ndarja e Kosoves dhe çfare pozicioni duhet te marrin shqiptaret perballe kesaj situate.

Garancia se amerikanet do te jene pjese e misionit te EULEX-it nuk i qeteson dot kosovaret.

Ata pane UNMIK-un te deshtonte per 8 vite, pane qeverite e tyre kukulla te deshtojne po ashtu, pane nje çast historik t’u rrezohej perpara syve me lehtesine e nje vote te pakontrollueshme nderkombetare, perjetuan vdekjen e ekonomise se tyre ne keto vite dhe kalimin e pandalshem drejt nje varferie te thelle. Çfare mendoni se jane te prirur te bejne keta njerez?

Shumica e tyre kane humbur gjysmen e familjes, kane humbur shumicen e pasurise dhe po humbin te gjithe shansin per t’u ndier historikisht te shperblyer per kete sakrifice. Reagimi i tyre i pare eshte nje frustrim popullor, qe do te trupezohet sipas gjuhes politike e cila do te triumfoje debatin. Shanset me te medha i ka gjuha e luftes.

Pa nje ribashkim te forcave politike per te artikuluar qendrime te unifikuara ne terren, situata mbetet nje skenar i gjithi per t’u shkruar. Dhe po t’i shtohet kesaj rreziku i detashmentit te vjeter te sigurimit serb i cili kontrollon segmente - gjithnje sipas serbeve - te rendesishme ne te gjitha nivelet ne Kosove, atehere eshte koha te ndihemi te kercenuar nga pasojat e veprimeve tona me ngjyra kombetare. Dita e pavaresise eshte me kete rast nje shans i shtuar per te menduar se çfare do te humbisnim, nese i humbasim te gjitha.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›