E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga dy persona, vodhën me dhunë në një dyqan

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se kanë vjedhur me dhunë në një dyqan në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas punës për kapjen e tyre, në prangat e agjentëve të policisë kanë rënë Alban Halimi dhe Gentian Durmo. Sipas policisë, ata me anë të kërcënimeve dhe ushtrimit të dhunës kanë arritur që t’i marrin 260 euro pronarit të një dyqani celularësh me inicialet GJ.M. në rrugën “4 Dëshmorët”. Më pas, të dy grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes. I dëmtuari ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. Pas marrjes së informacioneve të para në lidhje me dy grabitësit, ata kanë arritur që të vënë në pranga 26 dhe 30-vjeçarin. Ata janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, Halimi dhe Durmo janë futur në një dyqan servisi celularësh në rrugën “4 Dëshmorët”. Brenda ka qenë pronari i dyqanit. Të dy personat e arrestuar e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar atij që t’u jepte të gjithë shumën e parave që ai mbante. Pronari ka kundërshtuar një gjë të tillë dhe kjo ka çuar në reagimin e dy grabitësve. Brenda në dyqan ka pasur një përleshje fizike midis dy grabitësve dhe pronarit. Ata kanë filluar që ta qëllojnë me grushte dhe shqelma atë, duke i bërë presion të tregojë se ku i mbante paratë dhe t’ua dorëzonte. Pas kontrolli të bërë, ata kanë arritur që të gjejnë një shumë prej 260 eurosh, të cilat ndodheshin në dyqan. Pasi kanë marrë shumën e parave, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Personi i dëmtuar ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila pas njoftimit të marrë ka shkuar në vendngjarje. Agjentët kanë filluar nga puna për gjetjen e dy personave, të cilit kishin kryer grabitjen. Ata morën dëshmitë e para nga i dëmtuari në lidhje me dy grabitësit dhe nisën nga puna për kapjen e tyre. Si rezultat i saj, pas disa orësh, agjentët e policisë arritën që të gjenin dhe të arrestonin 26-vjeçarin Halimi dhe 30-vjeçarin Durmo. Atyre iu janë vënë prangat dhe janë shoqëruar për në ambientet e komisariatit. Sipas hetuesve, të dy të arrestuarit nuk janë të panjohur për ta. Ata janë autorë edhe të katër vjedhjeve të tjera ordinere. Të dy të arrestuarit pritet të dalin përpara gjykatës, ku akuzohen për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Detaj

Personat e arrestuar

Alban Halimi, 26 vjeç

Gentian Durmo, 30 vjeç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›