E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Berisha po e çon të djathtën drejt humbjes

Kryeministri Berisha ka qenë sërish në qendër të sulmeve të kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka. Gjatë takimit me anëtarët e PDK-së në Mallakastër, Ndoka ka shpjeguar arsyet pse kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Berisha. "E kemi kërkuar dorëheqjen, sepse mendojmë dhe gjykojmë se gjatë qeverisjes së tij, sidomos në kohët e fundit, ka bërë shumë gabime që mund t‘i kushtojnë shtrenjtë të djathtës, por edhe reformave e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike", tha Ndoka. Më tej, ai ka sqaruar se kërkesa e tyre për dorëheqje nuk ka të bëjë me lënien e PDK-së jashtë qeverisjes dhe as me përpjekjen që segmente të shtetit po u bëjnë anëtarëve të PDK-së, por është bërë për të mirën e së djathtës, për garantimin e fitores së saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›