Çështja e Fazliç, alarm i kuq për pastrim parash
Një ndër hartuesit e strategjisë amerikane për parandalimin e pastrimit të parave, profesor Xhimi Gurule, jep alarmin se diçka e tillë mund të ketë ndodhur edhe në Shqipëri, në rastin konkret të serbo-boshnjakut Damir Fazliç. Një skenar klasik, që bazohet te shitja dhe blerja e korporatave fiktive. Ardhja e tij e rastësishme bëhet menjëherë pas reagimit të ambasadës amerikane, që politika mos të ndërhyjë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme. Në një intervistë për "Top Channel", ai nuk ka lënë pa përmendur eksperiencën e tij, duke e krahasuar me rastin e Fazliçit në Shqipëri.
"Sigurisht nuk jam ekspert për këtë rast. Është e pamundur pas vetëm dy ditësh këtu, por kam një kuptim të përgjithshëm të pretendimeve dhe fakteve të përfshira. Për sa u përket atyre që kam mësuar, sidomos pretendimet për shitjen dhe blerjen e korporatave fiktive, korporatave të rreme që nuk kanë vlerë, apo për qëllim ekonomik, nga përvoja ime përbën një flamur të kuq alarmi që njofton pastrim parash. Këto lloj kompanish fiktive, shpesh përdoren nga kriminelët për të pastruar para. Edhe një herë, shenja të tilla përbëjnë flamuj të kuq alarmi për pastrim parash", është shprehur Gurule.
Pas një takimi me prokurorë shqiptarë, oficerë të policisë gjyqësore, përfaqësues të institucioneve financiare, Gurule bën publike edhe këshillat që i dha njësisë Task Forcë për të luftuar pastrimin e parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas tij, më i rëndësishmi është sugjerimi për ndarjen e informacionit mes të gjithë komponentëve, hetuesve dhe bankave.
"Ajo që më la më shumë përshtypje në takimet dhe bisedat me anëtarët e Task Forcës ishte që e kuptojnë rëndësinë që ka ndjekja e parasë. E kuptojnë se sa shumë vlerë ka për të qenë në gjendje të shkosh në shtegun që ndjek paraja, kapja e aseteve të pastruesve dhe konfiskimi i tyre nga shteti.
Për sa i përket trajnimit, nuk ka dyshim që hetimet e rasteve të pastrimit të parave janë më të vështirat nga të gjitha hetimet kriminale. Ato kërkojnë një rëndësi të caktuar, kërkojnë trajnim të posaçëm, kërkojnë aftësinë për të analizuar regjistra financiarë, të dhëna kompjuterike, për të lidhur bashkë modele transaksionesh mes bankave në Tiranë, si dhe bankave të huaja. Është një punë shumë e vështirë", deklaroi Gurule.
Ndërsa i pyetur mbi deklaratat e ambasadorit Uithers, për ndërhyrjet e qeverisë në punët e drejtësisë, Gurule përgjigjet: "Së pari, ambasadori Uidhers ishte shumë i qartë dhe shumë i fuqishëm në deklaratat e tij për sa u përket ndërhyrjeve në punën dhe përgjegjësitë e prokurorëve. Qartësisht, kjo është një çështje serioze që përbën shqetësim serioz për ambasadën e SHBA-së, si dhe për qeverinë amerikane".
Xhimi Gurule ka një karrierë të gjatë dhe në nivele të larta. Ka punuar si ish-nënsekretar i Departamentit të Thesarit gjatë administratës së Presidentit Bush dhe si zëvendësprokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, prandaj eksperienca e ndihmon që të shohë qartë shumë gjëra.
Avokatët e Fazliç: Akuzat u influencuan nga politika
Mbrojtësit "qepin" gojën përballë pyetjeve të gazetarëve
Pasi janë njohur me akuzat e prokurorisë për klientin e tyre, avokatët amerikanë të biznesmenit boshnjak Damir Fazliç, kanë lëshuar një deklaratë publike për mediat shqiptare. Andrew Cocoran dhe Edward Ross theksuan se akuzat ndaj klientit të tyre janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, duke treguar qartë se çështja "Fazliç" do të vazhdojë të jetë një nga më delikatet në dosjet e organit të akuzës. Më tej, ata shtuan se mbrojnë interesat e klientit të tyre dhe po shqyrtojnë me kujdes akuzat në drejtim të tij. Për të shpërndarë mjegullnajën e krijuar kohët e fundit, ata i kanë shtrirë "dorën" e bashkëpunimit prokurorisë. Nga ana tjetër, avokatët e mbërritur nga Uashingtoni nuk kanë pranuar të japin asnjë përgjigje interesimit të medias shqiptare për akuzat e bëra ndaj klientit të tyre.
Edward Ross dhe Andrew Cocoran, nëpërmjet një deklarate shumë të shkurtër për shtypin, kanë lëshuar vetëm sinjalet e para se, sipas tyre, politika ka influencuar rëndë dhe i ka dhënë shtysë medias për akuzat ndaj njeriut, që ka përfshirë në bizneset e tij Kryeministrin shqiptar Berisha dhe disa ministra të kabinetit qeveritar, Damir Fazliç. Dy avokatët, në deklaratën zyrtare, kanë bërë elozhe për prokurorët e caktuar për çështjen "Fazliç", por, pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, nuk i janë përgjigjur asnjë prej pyetjeve të shumta që ngrihen këto ditë për të shumëpërfolurin Fazliç.
"Kemi besim se prokurorët do të veprojnë me ndershmëri dhe do t‘u përmbahen detyrimeve profesionale. Gjithashtu, besojmë se do të provojmë se akuzat e medias ndaj zotit Fazliç janë të pabaza dhe ai do të shfajësohet plotësisht. Shpresojmë që interesat politike që duket se i kanë dhënë shtysë akuzave të medias, nuk do të vazhdojnë të ndërhyjnë më në këtë çështje", thanë njëzëri avokatët.
Më tej, ata shtuan: "Kemi ardhur në Shqipëri për t‘i shqyrtuar këto akuza, të cilat zoti Fazliç i ka marrë me shumë seriozitet. Gjatë katër ditëve të fundit, ne kemi mbledhur dokumente të nevojshme, kemi intervistuar disa persona dhe jemi takuar me një sërë individësh. Na u dha gjithashtu mundësia për t‘u takuar këtu në Tiranë me prokurorët e caktuar për të hetuar akuzat e publikuara nga media shqiptare. Krijuam mendimin se prokurorët janë të sjellshëm dhe profesionistë dhe ata na siguruan se hetimi do të zhvillohet në mënyrë të paanshme, objektive dhe të shpejtë dhe se do të vendoset duke u bazuar vetëm mbi faktet. Kemi besim se prokurorët do të veprojnë me ndershmëri dhe do t‘u përmbahen detyrimeve profesionale".
Përfaqësuesit e firmës ndërkombëtare ligjore me qendër në Uashington nuk dhanë asnjë shpjegim lidhur me transfertën bankare prej 1.7 milionë eurosh që Fazliç ka bërë nga një kompani e tij në një tjetër kompani, po në pronë të tij, dhe nëse kjo mund të cilësohet si pastrim parash.
Po kështu, sipas dokumenteve të publikuara së fundi, Fazliç ka blerë një tokë bujqësore në Porto Romano, për të cilën nuk tregohen fondet. Por pyetja me kritike që i drejtohet mbrojtësve amerikanë të Fazliç është nëse ai është përfshirë në trafik influence, për sa kohë ka blerë tokën në Porto Romano, pasi merr vesh që në këtë tokë do të ndërtohet një park energjetik.
Sekuestrimi
Këto pasuri janë ngrirë deri në sqarimin e rrethanave nga akuza
Prokuroria bllokoi tokat e blera nga Fazliç në Durrës
Pak ditë më parë, prokuroria ka bllokuar të gjitha pronat e kompanisë së Damir Fazliç në Durrës, duke frenuar dhe vazhdimësinë e zbatimit të projektit antimjedisor për ngritjen e termocentralit me qymyr. Nisja e hetimeve ndaj serbo-boshnjakut më të përfolur për aferat e tij dhe dyshimet për pastrim parash në Shqipëri, ka sjellë bllokimin e menjëhershëm të pasurive të patundshme, që janë në emër të kompanisë "Crown Acquisitions".
Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Shqip" nga burime të besuara pranë Prokurorisë dhe Zyrës së Pasurive të Paluajtshme në Durrës. Dokumentet e pronësisë janë bllokuar në cilësinë e provave materiale për hetimet që kanë nisur mbi Fazliç dhe bizneset e tij.
E gjithë pasuria e Fazliç në pjesën veriore të Durrësit, atje ku Kryeministri Berisha ka deklaruar se do të ndërtohet Parku Energjetik, është një sipërfaqe e konsiderueshme toke e regjistruar dhe njohur zyrtarisht në emër të firmës. Që nga dita e enjte, pronat në Hipotekën e Durrësit të Fazliçit janë bllokuar dhe me to nuk mund të kryhet asnjë lloj veprimi, deri në përfundim të hetimeve.
Kërkesa ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme. Në një kohë të shpejtë janë vlerësuar deklaratat e Fazliç për blerje toke në Porto Romano dhe janë verifikuar menjëherë, duke çuar në bllokimin e të gjithë dokumentacionit të tyre dhe veprimeve me këto toka. Nisja e hetimit do të çojë edhe në bllokimin e hapave të mëtejshëm për ngritjen e kompleksit energjetik në veri të qytetit-port, i cili konsiderohet shkatërrues për mjedisin dhe komunitetin.
Zyrtarët e Komunës së Katundit të Ri dhe ata të Bashkisë së Durrësit thanë për gazetën se e gjithë sipërfaqja, ku do të ndërtohet kompleksi energjetik, u është shpërndarë ish-punonjësve të Ndërmarrjes Bujqësore, në bazë të ligjit 7501 "Për tokën". Në fshatin Rinia, të cilit i përket dhe toka e bllokuar, sipas drejtuesit të Zyrës së Zhvillimit të Komunës Katund i Ri u është dhënë tokë në bazë të ligjit rreth 800 pronarëve.
Akuza
Prokuroria: Më 9 tetor hapëm hetimet
Më 9 tetor, Prokuroria e Tiranës deklaroi se ka nisur hetim për pastrim parash për serbo-boshnjakun Fazliç. Mësohet se ai ka kontaktuar me avokatin Genc Gjokutaj për të mbrojtur interesat e tij në Shqipëri. Sipas prokurorisë, dyshohet se Tatim-Taksat dhe bankat kanë vonuar me dashje kthimin e përgjigjes për subjektet private të Fazliç. Madje, hetuesit saktësojnë se gjithçka është bëre me një qëllim... Mund të nisë një hetim i ri për censurimin e dokumenteve që janë kërkuar nga prokuroria për këtë çështje.
Vendimi
Hiqet sekuestro për dy "partnerë" të Fazliç
Prokuroria e Tiranës ka hequr sekuestron mbi llogaritë bankare dhe dokumenteve për shoqëritë tregtare "Global Construksion" dhe "Reno Albania". Nga grupi hetimor është vënë re se ato nuk kanë lidhje me shoqëritë e krijuara nga i hetuari Damir Fazliç. Ky vendim është marrë nga dy prokurorët Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, të cilët e konfirmojnë zyrtarisht. Prokurorët kanë argumentuar se, pasi janë shqyrtuar provat, është vlerësuar se dy firmat e lartpërmendura nuk kanë asnjë lidhje me dosjen e Fazliç. Kështu, vendimi do t‘u komunikohet edhe bankave të nivelit të dytë, të cilat kishin ngrirë llogaritë bankare të dy firmave.