Fakulteti i Mjekësisë, kundër rektorit për punësimin e pedagogëve të rinj
Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ka kundërshtuar hapur mënyrën e përzgjedhjes dhe emërimit të pedagogëve të rinj, nga ana e rektorit të UT-së, Dhori Kule. Ky këshill ka vendosur që të mos pranojë "emërimet e kryera nga rektori, kur këto vijnë në kundërshtim me vendimet unanime të komisioneve të vlerësimit, siç është rasti i departamentit të laboratorëve".
Unanimisht, anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë pohojnë se "ka munguar një rregullore e shkruar mbi procedurën që duhet ndjekur gjatë gjithë procesit të kandidimit, të përzgjedhjes dhe emërimit të pedagogëve të rinj". Sipas tyre, ky proces është orientuar kryesisht në bazë të urdhrave gojorë të dhëna nga rektori, duke e personalizuar këtë proces kaq të rëndësishëm". Në një dokument, që mban datën 11 tetor 2008, kjo strukturë (KFM) ka bërë të ditura konkluzionet dhe vendimet e marra mbi këtë proces të konkurrim-emërimit të pedagogëve të rinj në këtë fakultet. Ky dokument i është dërguar rektoratit të Universitetit të Tiranës, por për dijeni edhe ministrit të Arsimit, Fatos Beja, si edhe Kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë shkresë thuhet se "ka raste kur në rektorat ndryshohen kriteret për marrjen në punë të pedagogëve, kritere të cilat përcaktohen nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë (KFM) dhe departamentet". Një ndër konkluzionet e kësaj strukture është edhe fakti se "Fakulteti i Mjekësisë nuk ka marrë nga rektori miratimin me shkrim të përbërjes së komisioneve të vlerësimit, ndërsa në mënyrë të parregullt, anëtarët e komisioneve njoftohen përmes telefonatave nga rektorati". Gjithashtu, theksohet se "mungesa e rregullores së konkurrimit ka ndikuar në vlerësimin e komisioneve". Për ta është krejtësisht i papranueshëm dhe jashtë çdo kriteri logjik orientimi i dhënë me gojë, se komisionet duhet të bëjnë vlerësimin, duke listuar kandidatët sipas vlerësimit të secilit nga të 5 anëtarët më vete, ‘se më pas i sheh rektori‘. Prandaj, KFM shprehet se "rektori i UT-së e ka cenuar rëndë institucionin e dekanit të FM dhe si rrjedhim edhe të vetë fakultetit, kur shprehet para 50 anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të FM se ‘dekani nuk ka punë në këtë proces‘". Sipas tyre, mënjanimi dhe anashkalimi i dekanit në monitorimin e këtij procesi e cenon rëndë autonominë dhe funksionimin e Fakultetit të Mjekësisë, si dhe marrëdhëniet FM-rektorat.
Ata shtojnë se ka raste kur rektori ka shpallur zyrtarisht emërimin e pedagogëve, pa vënë në dijeni apo pa u konsultuar më parë me dekanin e FM. Sikundër ka ndodhur që procesverbalet e komisioneve të vlerësimit nuk i janë dërguar Fakultetit të Mjekësisë, "duke penguar transparencën e procesit të emërimeve".
KFM i konsideron si arbitrare dhe fyese rastet kur "vendimmarrja për emërimin e pedagogëve është marrë në kundërshtim të hapur me vendimin unanim të komisionit të vlerësimit, si p.sh. emërimi në departamentin e laboratorëve".
Vendimet
Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë vendosi që t‘i kërkojë senatit të UT-së hartimin urgjent të rregullores së procesit të konkurrim-emërimit për pedagogët e rinj. Vazhdimi i emërimeve pa një rregullore është i papranueshëm. Një tjetër kërkesë është që rektori të respektojë autonominë dhe funksionimin e rregullt të FM, si dhe institucionin e dekanit si person i zgjedhur dhe përfaqësues i Fakultetit të Mjekësisë. Ata kanë njoftuar se nuk do të pranojnë emërimet e kryera nga rektori, që janë në kundërshtim me vendimet unanime të komisionit të vlerësimit, siç është rasti i departamentit të laboratorëve.
Përplasja
Më 24 shtator, komisioni i përzgjedhjes së pedagogëve në lëndën e biokimisë mjekësore të departamentit të laboratorëve shqyrtoi dosjet personale të katër kandidatëve që u paraqitën për këtë vend. Unanimisht, pesë anëtarët e komisionit vlerësuan si kandidaturën më të përshtatshme mjeken 32-vjeçare Iris Mone, si dhe listuan kandidatët e tjerë sipas radhës fituese.
Ndërkohë, më 3 tetor, nga rektorati i UT-së në Fakultetin e Mjekësisë mbërrin shkresa me emrat e pedagogëve të rinj të emëruar për vendet vakante. Mes tyre, në departamentin e laboratorëve emërohet si punonjëse mësimore kandidatura e katërt për nga vlerësimi i komisionit përzgjedhës dhe jo ajo e propozuar si më e përshtatshmja prej tyre. Në të njëjtën ditë, Fakulteti i Mjekësisë i dërgon rektoratit të UT-së një tjetër shkresë, ku konfirmohen emrat e pedagogëve të emëruar tashmë. Por, ku bëhet përjashtim për rastin e departamentit të laboratorëve. Në këtë shkresë i bëhet me dije rektoratit se komisioni i vlerësimit (të 5 anëtarët) kanë marrë vendimin unanim si fituese për kandidaten Iris Mone. Ndërsa vënë në dijeni se "nga komisioni i vlerësimit të departamentit të sëmundjeve infektive, dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë nuk i është dorëzuar procesverbali përkatës".
Praktika shkresore, pas këtij dokumenti të fundit, pasohet sërish me tone më të forta.
Rektori Dhori Kule, në shkresën e datës 6 tetor kundërpërgjigjet: Për kandidaturën e shpallur fituese nga rektori për personel akademik në departamentin e laboratorëve, theksojmë se është dhënë informacion i deformuar, sikurse verifikohet nga procesverbali i komisionit të vlerësimit të kandidatëve, për sa i përket kriterit të moshës, si dhe për lëndën që do të mbulojë (sipas kriterit të shpallur, kandidatët me moshë 40-50 vjeç duhet të jenë të paktën me gradën "Doktor").
Shkresa vazhdon më tej dhe për sa më sipër rektori firmos se "u tërhiqet vërejtje anëtarëve të komisionit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik në departamentin e laboratorëve". Motivacioni i vërejtjes është "për moszbatim me përgjegjësi të detyrimit ligjor".
Përgjigjja
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i komisionit vlerësues për departamentin e laboratorëve. Në shkresën e 8 tetorit, drejtuar rektorit Dhori Kule, ata shkruajnë se: Të gjithë anëtarët e këtij komisioni janë mjekë dhe pedagogë të vjetër, me tituj dhe grada shkencore, me një eksperiencë më shumë se 20-vjeçare në profesion dhe mësimdhënie. I njohim shumë mirë programet mësimore, kërkesat dhe nevojat që ka vendi i punës, për të cilin u zhvillua konkursi, duke përzgjedhur kandidaturën më të mirë dhe më të përshtatshme, që bazuar në ligjin e arsimit të lartë, neni 50, pika 2 "plotëson kriteret e publikuara dhe i përgjigjet më mirë vendit të punës". Ata hedhin poshtë se në procesverbal ka pasur "informacion të deformuar" dhe theksojnë se "çdo emërim tjetër, qoftë ky edhe nga rektori që nuk respekton vendimin profesional dhe unanim të komisionit të vlerësimit, është arbitrar, komprometon procesin, dëmton rëndë mësimdhënien dhe fyen rëndë integritetin tonë moral e profesional; si i tillë ai është i papranueshëm". Gjithashtu, ata kanë shtuar se, kandidatura e emëruar nga rektori "përbën më të dobëtën ndër kandidaturat e vlerësuara nga ne". Kjo është përligjur me faktin se "aktiviteti i saj profesional është i papërshtatshëm me vendin e punës për të cilin konkurrohet, programi mësimor i të cilit nuk përputhet me aktivitetin profesional të konkurrueses së emëruar nga ju". Anëtarët e komisionit vlerësues kanë kërkuar më tej anulimin e emërimit të bërë nga rektori dhe respektimin e vendimit të marrë prej tyre.
Ligji i arsimit të lartë specifikon në nenin 50 se "kandidatët konkurrojnë në bazë të konkurseve publike. Në statutet e institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen procedura transparente për përzgjedhjen e kandidatit fitues, që plotëson kërkesat e publikuara dhe i përgjigjet më mirë përshkrimit të vendit të punës. Kandidatët fitues lidhin kontratë pune me autoritetin drejtues të institucionit të arsimit të lartë.
Në Fakultetin e Mjekësisë në UT, aktualisht janë kontraktuar për një vit 6 pedagogë të rinj nga ana e rektoratit, në kuadër të shtimit të stafeve akademike.