Shtëpi muze për të Lumturuarën
Në vijim ta aktiviteteve përkujtimore të Nënë Terezës në 5 vjetorin e Lumturimit, Zonja e Parë Teuta Topi ka qenë dje e pranishme në qytetin e Shkodrës për inaugurimin e shtëpisë muze të Nënë Terezës. E shndërruar në qendër muzeale, banesa ku bamirësja e mirënjohur dhe familja e saj ka jetuar në vitet 1932-1933 në qytetin e Shkodrës, është rikonstruktuar plotësisht nga Unioni Botëror i Paqes, si qendra e parë e këtij lloji në Shqipëri, e hapur nën kujdesin e Zonjës së Parë. Ajo ka vizituar ambientet e kësaj shtëpie muze, në të cilën janë ekspozuar rreth 40 foto dhe dokumente e objekte personale, që i përkasin viteve të fëmijërisë, familjes së Nënë Terezës dhe vizitave që ajo zhvilloi në Shqipëri. Në fjalën e saj përshëndetëse, Zonja e Parë, vërejti se figura e Nënë Terezës duhet të na inspirojë për më shumë tolerancë në realitetin e sotëm. "Hapja e kësaj qendre muze për figurën e Nënë Terezës ka vlera të mëdha, pasi këto vlera ia jep vetë emri i bamirëses së madhe që është bijë e mbarë botës. Ajo kishte vlera që ne të tjerëve ndoshta na mungojnë. Por që duhet të kthejmë gjithmonë kokën tek vlerat e saj. Ajo ishte njeriu që edhe mëshirës i dha pushtet. Ajo ishte njeriu që e vlerësoi dashurinë si gjënë më të shtrenjtë në botë, nëpërmjet së cilës njerëzit duhet të ecin përpara. Ishte njeriu që i dedikoi jetën e saj njerëzve në nevojë. Ajo e realizoi me shumë fisnikëri misionin për të cilin kemi ardhur në jetë: t‘i dhurojmë jetës sa më shumë jetë, sa më shumë mirëkuptim, sa më shumë tolerancë. Duhet që gjithësecilin ta shikojmë si vëlla, si mik, si shok pasi vetëm kështu mund të ecim përpara", nënvizoi Zonja Topi.
Ndërsa Presidenti i Unionit Botëror të Paqes, Xhanfranko Kosta, tha se kjo shtëpi muze e hapur në Shkodër, në qytetin ku Nënë Tereza ka jetuar për dy vjet, na bën të ndiejmë e të shohim se si Shqipëria e vogël i ka dhënë botës një grua të shkëlqyer që i takon të gjithëve.
Mbrëmja e bamirësisë
"Nënë Tereza, shenja shenjtërie"
Përvjetori i pestë i Lumturimit të Nënë Terezës u përkujtua me anë të një mbrëmjeje bamirësie nën kujdesin e Zonjës së Parë Teuta Topi dhe ideuar nga një studio private. Mbrëmja e titulluar "Nënë Tereza, shenja shenjtërie" kishte në përmbajtjen e saj një sfilatë mode dhe një ankand pikturash, të ardhurat e të cilave do t‘u shkojnë misionit të motrave të Nënë Terezës në Tiranë.
Në fjalën e saj, bashkëshortja e Presidentit Topi vlerësoi figurën e Nënë Terezës. "Humanizmi dhe vepra e Nënë Terezës janë gjithmonë shembull bashkëjetese për sot e për të ardhmen. Ajo jo vetëm iu qëndroi pranë miliona njerëzve në botë, duke i ndihmuar të marrin frymë më lirshëm, por u zbuti shpirtin qindra miliona të tjerëve, duke trokitur pa pushim në ndërgjegjen e tyre me fjalët: ‘Bëj diçka për nevojtarët‘. Më shumë së kurrë, shoqëria shqiptare ka nevojë ta përsërisë këtë mesazh, sepse mes nesh ka shumë nevojtarë, që e presin këtë mesazh si veprim", u shpreh ajo. Ankandi për bamirësi, që ishte qëllimi i mbrëmjes, ka nisur me prezantimin e punëve të ofruara nga artistët për këtë mbrëmje, një sfilatë mode e stilistes Merita Toçila, punimet e së cilës ishin frymëzuar nga motivi bardhë e blu i veshjeve të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e veprave të piktorëve shqiptarë, si: Skënder Kamberi, Anastas Kostandini, Adnan Kastrati, Artan Shabani, Arben Bajo, Orion Shima dhe Idlir Koka. Ndër pikturat e shitura ishte një portret i Nënë Terezës që u ble për 1350 euro dhe një skulpturë po e Nënë Terezës që u ble për 1400 euro. Të ardhurat e ankandit iu dorëzuan misionit të motrave të Nënë Terezës në Tiranë. Në këtë mbrëmje morën pjesë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Liri Berisha, imzot Rrok Mirdita dhe përfaqësues të politikës e artit.