Ndoka: Berisha të zbatojë marrëveshjen me PDK
Demokristianët i kërkojnë kryeministrit Berisha të zbatojë marrëveshjen që ka me këtë forcë politike dhe të shkarkojë dy zv/ministrat, Anton Gurakuqi dhe Zef Bushati.
I kontaktuar nga gazeta "Panorama", lidhur me kërkesën që i ka bërë kreut të qeverisë për ndryshimin e dy zv/ministrave, Ndoka tha se, kjo çështje tashmë është e mbyllur për PDK-në dhe pritet vetëm hedhja e firmës nga ana e Berishës. "Çështja e dy zëvendësministrave Bushati dhe Gurakuqi, është një çështje e mbyllur për Partinë Demokristiane. Ata nuk përfaqësojnë më këtë parti dhe nuk e kanë mandatin e saj për postet që mbajnë. Ne jemi në pritje që kryeministri Berisha të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokristiane", shtoi në prononcimin për gazetën kreu i demokristianëve. Sipas Ndokës, respektimi i marrëveshjeve është kusht për funksionimin normal të koalicionit qeverisës dhe garanci për mbarëvajtjen e qeverisjes. "Ne si PDK kemi dhënë gjithë kontributin tonë për funksionimin institucional të koalicionit qeverisës, duke respektuar nen për nen marrëveshjen e nënshkruar, përtej preferencave personale apo interesave të ngushtë partiakë. Ne jemi të bindur se edhe PD-ja, aleatja jonë kryesore në qeverisjen e vendit, do të bëjë të njëjtën gjë", theksoi më tej kreu i PDK-së. Pak ditë më parë Ndoka ka çuar në zyrën e kryeministrit Berisha emrin e Vladimir Bejës për postin e zv/ministrit të Jashtëm dhe Aida Joanidhit në postin e zv/ministres së Integrimit.